Territori - Gati Miratimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për Skraparin dhe Poliçanin. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Territori - Gati Miratimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për Skraparin dhe Poliçanin.

Fatjon Kaloci
8.2.17
Bashkitë Skrapar dhe Poliçan pritet të përfshihen përmes financimit të shtetit pasi këto bashki kanë depozituar në përputhshmëri dokumentacionin për Planin e Përgjithshëm Vendor. Këto Plane  sipas corovoda online priten të miratohen në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit. Deri tani, në Shqipëri janë vetëm 5 plane të miratuara. Por pritshmëria është që në mbledhjen e radhës lista e Bashkive me plane të Miratuara të shkoj në 11 ku përfshihet edhe ai i Bashkisë Skrapar dhe asaj Poliçan. Këto dy bashki, janë pjesë e Lotit Nr.5 nga 10 të tillë çka nënkupton se studio fituese e çdo loti ka punuar me së paku 2 ose 3 plane. Miratimi i këtyre planeve nënkupton Financimin nga Buxheti i Shtetit zbatimin e tyre. Poliçani, falë këtij plani konsiderohet si zonë e favorshme nsur edhe nga afërsia territoriale me Beratin turistik dhe kulturor, por në thelb plani synon që Poliçani të shihet si një element joshës agro-turistik duke synuar edhe menaxhimin e qëndrueshëm e të integruar të tokës bujqësore. Skrapari me mjediset e pasura të tij e me shumë vlera natyrore, do të shërbejë si një qendër malore për zhvillimet e shërbimeve inovative e të qëndrueshme në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë, me mbështetje tek objektet e vogla industriale, të cilat do të furnizohen me produkte vendase dhe forma të tjera të turizmit malor. Corovoda Online publikon në vijim të inkorpuar një dokument të dhjetorit 2016, sipas të cilit aplikimi për Miratimin e PPV ( Plani i Përgjithshëm Vendor ) i Bashkisë Skrapar rezulton në përputhje, një hap final ky që tregon se miratimi është hallka e fundit.

Corovoda Online