Skrapar - Spektakli për Miss dhe Mister - Children of Çorovoda 2017 mbahet edicioni i parë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Spektakli për Miss dhe Mister - Children of Çorovoda 2017 mbahet edicioni i parë

Fatjon Kaloci
11.3.17
Këtë të shtunë 11 Mars 2017 në Çorovodë, në sallën e Kinemasë "Tefik Lapani" në paraditen e kësaj dite çeli siparin Miss dhe Mister Children of Çorovoda 2017. Aktiviteti i tipit të një kompeticioni bukurie për fëmijët e Çorovodës mblodhi në mjediset e sallës së mbyllur qindra të pranishëm. Ky event mbahet për herë të parë dhe si organizator kryesor ishte Bashkia Skrapar nën përkujdesjen e veçantë të kreut të Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu. Për afro 90 minuta emocionet e vogëlushëve në parakalimet mbi tapetin e kuq të spektaklit  rrëmbyen duartrokitjet e të pranishmëve. Spektakli kulmin e tij e arriti në momentin e dhënies së çmimeve ku gjithëkush nga pjesëmarrësit u nderua me çertifikatë mirënjohje. Ndërsa çmimet e mëdha paralelisht trofeut simbolik të triumfuesve iu akordua edhe një shumë simbolike në 10 000 lek si promotorët e bukurisë së ardhshme të Skraparit që po rrit breza.

Gjatë momenteve të dhënies së çmimeve kryetari i bashkisë Skrapar Nesim Spahiu duke përshëndetur iniciativën tha ndër të tjera: ( veçojmë)
"Fëmijët do të kenë gjithmonë vëmendjen që meritojnë jo vetëm nga Bashkia Skrapar, por dhe unë personalisht si kryetar i saj, duke krijuar kushte sa më të mira për mësimin dhe argëtimin e tyre.”
Ndjekim disa imazhe nga ky event


Corovoda Online