FOTO - Pedonale dhe Qëndër multifunksionale - Çorovoda ndryshon qëndrën e saj. Inagurimi pritet në qershor **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

FOTO - Pedonale dhe Qëndër multifunksionale - Çorovoda ndryshon qëndrën e saj. Inagurimi pritet në qershor

Fatjon Kaloci
10.4.17
Çorovoda do të ketë një pedonale, ku kalimi i mjeteve do të jetë me orare. Kjo është një nga të rejat e ndryshimeve bashkëkohore që ecin paralelisht me kohën edhe për qytetin e vogël. Debateve në rrjete sociale veçanërisht për heqjen e disa pemëve disavjeçare, urbanistët dhe specialistët e projektit i gjykuan me largpamësinë e viteve që do të vijnë. Më të hershimit, të rritur nëpër rrugët e qytetit të rritur me lulishten e vjetër tashmë do të duhet të pranojnë realitetin e ri, të një investimi disa milionësh për t'a sjellë qëndrën sa më funksionale në trendin e viteve. Prej disa ditësh Bashkia Skrapar ka vendosur pemë të reja dekorative ndërsa ndriçimi i mbrëmjeve është mbresëlës. Investimi vjen si Bashkëpunim i Qeverisë me projektet e saj për rivitalizimin e qëndrave urbane në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar. Jozyrtarisht, mësojmë se qëndra mund të jetë gati në Qershor 2017 ndërsa punimet po ecin me hapa të shpejtë. Bukuria e qëndrës që tashmë do të ketë jo më 2 lulishte por një shesh qëndror dhe një lulishte ( kjo e fundit e lokalizuar në krah të hyrjes së kinemasë) ecën paralel me projektin tashmë të finalizuar të fasadave të godinave, ambjenteve dhe pallateve të lagjes Çlirimi. Po ashtu autoriteti vendor ka bashkëpunuar me bizneset për rregullimin e njëtrajtëshëm të hyrjeve të bizneseve të vogla, që kanë unifikuar hyrjet, duke hequr kangjellat apo investimet e personalizuara të së kaluarës. Pedonalja tashmë për banorët e këtushëm ka marrë simpatinë e parë. Gjithësesi pritet fillimi i qershorit 2017 për të parë produktin final.






Corovoda Online / Imazhet Kortezi: L.Myzyri