... Sjell ndër mend fëmijërinë e hershme, kur ne; nipërit dhe mbesat mblidheshim si zogjtë pranë gjyshit dhe gjyshes, gjatë pushimeve të verës në Çorovodë... Kujtoj Gatimet e veçanta të gjyshes, tregimet e gjyshit, akaciet pranë shtëpisë dhe... më besoni i kam sytë me lot... E dua Skraparin, Ju dua dhe juve...
Kështu shkruante nga Stokholmi ndër të tjera vajza me origjinë nga Vërzhezha, Skrapari në 2011 kur bota po fillonte të dëgjonte zërin e saj dhe vlerësimet sapo kishin filluar nga Tokio, New York, Londër, Romë etj. Edhe pse u rrit në Tiranë, vajza e Hetem dhe Xhuljeta Jaho është me origjinë nga Skrapari, dhe për ne është padyshim një krenari më shumë. Ndërsa aktualiteti i këtyre ditëve të marsit 2017 në mbarë botën e ka sjellë në epiqëndër zërin e mrekullueshëm dhe interpretimin fluturak të Madama Butterfly suksesi botëror i saj është i padiskutueshëm me një zë dhe talent mes hyjnores dhe njerëzores. Në qershor 2011 në një komunikim elektronik me Corovoda Online sopranoja Jaho të mahniste me thjeshtësinë, modestinë dhe të folurin e thjeshtë mes rrugës së vështirë të artit, ku depërtimin mes vështirësive në atë komunikim e përmbyllte me ... pastaj kam edhe gjak skraparase... Në 28 Qershor 2016 Këshilli Bashkiak Skrapar i akordoi titullin: "Qytetar Nderi" me motivacionin "Për një kontribut të shquar në fushën e artit dhe kulturës shqiptare që me zërin dhe interpretimin e saj është shndërruar në një ikonë të muzikës klasike në skenat prestigjioze botërore".
Corovoda Online