Turqi - Në vizitën 5 ditore edhe Bashkia Skrapar - Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Bashkive Turke një takim partneriteti **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Turqi - Në vizitën 5 ditore edhe Bashkia Skrapar - Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Bashkive Turke një takim partneriteti

Fatjon Kaloci
1.4.17
Nga datat 19 deri në 24 Mars 2017 në kuadër shkëmbimesh eksperiencash, një vizitë 5 ditore mblodhi përfaqësues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë si një organizim i përbashkët me Shoqatën e Bashkive të Turqisë. Përfaqësues nga 18 bashki të Shqipërisë ishin në takimin e partneritetit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve. Bashkia Skrapar ishte një prej tyre krahas Bashkive Shkodër, Durrës, Kamza, Kukës, Pogradec, Kavajë, Devoll, Mallakastër, Berat, Gjirokastër, Mat, Klos, Vlorë, Roskoveci si dhe Vau i Dejës Qëllimi i vizitës synonte shkëmbimin e eksperiencave në shpërndarjen dhe organizimin e shërbimeve publike, në binjakëzimet ndërmjet bashkive në Turqi, në planifikimin urban, etj. Kujtojmë se Bashkia Skrapar është binjakëzuar më herët me Bashkinë Bagcilar në Turqi një zonë mjaft e njohur në Turqinë mediatike pasi këtu lokalizohen selitë e disa mediave radio televizive kryesore në Turqi. Kryetari i Bashkisë Yskydar-Stamboll z.Hilmi Turkmen priti delegacionin shqiptar në ditën e parë të vizitës ndërsa disa takime të rëndësishme ishin pjesë e axhendës.
Corovoda Online / Imazhi Kortezi aam.org.al