Vendi ka nevojë për zgjidhje racionale - Nevojitet Dialog dhe jo përjashtim - Ilir Meta "ndez" Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vendi ka nevojë për zgjidhje racionale - Nevojitet Dialog dhe jo përjashtim - Ilir Meta "ndez" Skraparin

Fatjon Kaloci
7.4.17
Mes qindra të pranishmëve Kreu i Parlamentit Shqiptar njëherësh Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta nga Skrapari i kësaj të premte 7 Prill 2017 përcolli mesazhe të forta të një nevojshmërie për dialog në situatën aktuale politike në Shqipëri. Elokuent dhe i qetë Meta dëshmoi edhe një herë faktorin X të politikës së munguar të bashkëpunimit në politik-bërjen shqiptare.

Meta në hyrje të fjalimit citoi disa vargje të Dritëro Agollit duke metaforizuar pak a shumë situatën aktuale në vend.

" Në vendin tim dhe në vendin tënd, një kokë e çmendur, të gjithë i çmend" - citoi Meta.
... problemi është se nuk kemi një kokë të çmendur por kemi disa....

Është fatkeqsi e madhe që ne diskutojmë sot çështje të tilla si: - A do ketë zgjedhje të ndershme e të lira në Shqipëri apo jo?, A do marrë pjesë opozita apo jo,

E gjitha kjo është një rikthim shumë i madh mbrapa ndërkohë Shqipëria pret zhvillime pozitive, pasi po largohen të rinjtë, intelektualët po largohen me frikën për pasigurinë e të ardhmes.

Prandaj njërëzit dita-ditës po mbështesin LSI se e kanë kuptuar në gjithë vendin, se vendi ka nevojë për qetësi, stabilitet, dialog dhe zgjidhje racionale dhe të mençura nga e cila të përfitojnë gjithë shqiptarët...

E majta nuk duhet të ketë frikë nga zgjedhjet e lira sepse ka qënë dhe është shumicë e padiskutuar në Shqipëri, veçse kur ajo është ndarë mes konfliktesh të brendshme sikundërse ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Nuk kemi kohë të përsëriten situata të panevojshme. - tha Meta

Vendi ka nevojë për zgjidhje racionale për një zgjidhje të mençur që nderon alternativën e majtë ku jemi ne - është e vetmja rrugë - sepse zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë se nuk ka sesi të ndodhi në një vend normal të kontinentit europian ku ne jemi dhe ku duhet të jemi jo vetëm gjeografikisht.

Përgjegjësinë kryesore për organizimin e zgjedhjeve e ka qeveria sepse opozita nuk ka se çfarë të humbas, sepse opozita e humbur është si me zgjedhje si pa zgjedhje.

Opozita ka 100 kusure por nuk është faji i opozitës për problemet e dekriminalizimit të politikës në vitet e fundit dhe kriminalizimit me deputet dhe kryetar bashkish e me shumë probleme të tjera ... i kemi parë dhe i shohim... dhe kështu nuk vazhdohet  dhe nuk ecet përpara... e majta nuk ka lidhje me këto... e majta ka gjithnjë lidhje me intelektualet, me njerezit e arsyeshem, të përkushtuar, me njerezit me ide ....

Meta u ndërpre gjatë një komunikimi të qetë dhe të qartë nga ovacionet e të rreth 700 të pranishmeve të qytetit të Çorovodës disa herë gjatë fjalës së tij, nga vendasit ku një sërë investimesh e kanë ndryshuar dukshëm Skraparin.

Përtej Lajmit:
Agresiviteti i deklaratave politike në Shqipërinë që pret të votoj, më së shumti rëndon tek njerëzit. Palë që s'tërhiqen dhe Palë që s'lëkunden... në krahun tjetër simpatizantë të krahëve në rrjete sociale me zemra, like apo fytyra të inatosura përkrahin vëmendjen mediatike të deklaratave.
Çuditërisht fjala Dialog po shihet si gjë e keqe... mbase nga rrënjët e dëmshme egoiste të tipit  "Plumbit ti përgjigjemi me Plumb"...  Mendësia për komunikim me palët ende mbetet larg pasi që pa u ulur mes tyre " stuhia në mendjen e njërës palë" krahësuar me "stuhinë e mendjes së tjetrës" i vendosin që pa u ulur në pozicione të ftohta... Rama nga njëra anë ku me qeverisjen me Lsi ka arritur disa suksese në "bërjen shtet mes reformash" Basha nga krahu tjetër përpiqet të justifikoj rezultate negative të pritshme përmes një gjetje aktuale atë të zgjedhjeve...  pasi për të sido që te shkojnë punët rezultati do justifikohet. Humba sepse... Humbëm por fituam... Mazhoranca duket si e rënë në "Egon" e saj se "Topin e kam Unë, Penalltinë e gjuaj vetë". Por mes tyre ndodhen mbi 3 milionë shqiptarë që "acarimet" e të mëdhenjve duhet ti zbresin në terren për luftën e idhujve të tyre. Dialogu mbetet "shfaqje e huaj" ndërsa ndër vite "kokëfortësia e politikës shqiptare" ka synuar Perëndimin si pikë mbështeje nën suazën Ky më Do mua, Ky tjetri s'më do mua" ... Ditët që vijnë padyshim që janë më shumë se ato që shkojnë... por nëse synojmë të ardhmen europiane, do të na duhet të shohim më shumë tek ditët që do vijnë... dhe jo ato që lamë pas...



Corovoda Online / Imazhi Kortezi E.Aleksi / FB