VIDEO - Sporti në Natyrën e Skraparit - Publikohet Plan-Video për Albanian Adventure Resort. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

VIDEO - Sporti në Natyrën e Skraparit - Publikohet Plan-Video për Albanian Adventure Resort.

Fatjon Kaloci
4.4.17
Në një rrjet social, më herët gjatë kësaj të marte 4 Prill 2017 u publikua një material i shkurtër grafik që jep pritshmërinë e ndërtimit të një investimi të rëndësishëm në zonën e Skraparit. Prej disa muajsh në një zonë të afërt me lokalitetin e quajtur Bigaz, Skrapar punimet kanë nisur në krijimin e disa hapësirave akomoduese që do të jenë pjesë e një prej resorteve më të mëdhaja në vend për sportet në natyrë. Nisma e quajtur Albanian Adventure Resort ( Resorti i Aventurës Shqiptare) në videon në bashkëngjitje që ofron Corovoda Online jep përpunimin grafik të X-Plan Studio një nismë mjaft serioze e arkitekturës moderne dhe të përshtatur me habitatin natyror të Skraparit.
Skrapari është vendi i bukurive të shumta natyrore por më së shumti njihet për panoramat e mrekullueshme të Kanioneve të Osumit që joshin mijëra turistë vendas e të huaj për adrenalinën e rafting. Fillimi i muajit Maj  pritet të jetë edhe starti i sezonit të ri turistik. Çorovoda do të mirëpresi mes ndryshimeve të dukshme në një qëndër mjaft joshese për ata që sa hyjnë në Çorovodën e bukurive dhe një infrastrukture turistike të standartizuar tashmë. Në disa pika segmentesh tabela njoftuese për destinacione turistike janë prezente sikundër dhe Zyra Turistike e Bashkisë Skrapar edhe këtë vit ka marrë masat e një organizimi përfekt të këtij sezoni. Pjestërët e Albanina Rafting Group pritet të shfaqen më shumë me gomonet shumëngjyrshe në qytetin e qetë e të pastër mes kulinarisë vendase, shërbimeve hostel dhe hotel dhe administratave publike dhe vendore të gjitha nën funksion të një sezoni turistik sa më të mirë.
Ndjekim më poshtë një material video grafik të realizuar nga X-Plan Studio (kortezi FB/ X-Plan Studio)

Corovoda Online