Përndiqte një 19-vjeçare nga Skrapari - Blutë e Tiranës ndalojnë një 21 vjeçar - Tentoi t'a rrëmbente -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Përndiqte një 19-vjeçare nga Skrapari - Blutë e Tiranës ndalojnë një 21 vjeçar - Tentoi t'a rrëmbente

Fatjon Kaloci
2.6.17
Një shtetase 19 vjeçare me inicialet Xh.N. nga Skrapari por banuese në Farkë, Tiranë u tentua të rrëmbehej mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë. Kalimtarë panë një të ri që tentoi të fuste me dhunë në një automjet luks një vajzë rreth 19 vjeç. I riu me inicialet I.K. banues në Tiranëm sipas lajmit i ka bërë pritë dhe ka tentuar t'a marrë me forcë në makinën e tij vajzë me iniciale XH.N. por kanë qënë reagimet e kalimtarëve që kanë ndihmuar vajzën
Rreth orës 22:30 të së mërkurës 19 vjeçarja u paraqit dhe kallëzoi në komisariatnjë shtetas 21 vjeçar banues në Sauk, Tiranë me inicialet I.K.
Në kallëzimin e bërë nga XH.N, ajo ka thënë se prej kohësh përndiqej nga i riu, i cili i ka krijuar gjendje ankthi dhe frike si dhe pasiguri për jetën.
Gjithçka ka nisur pasi e reja ka refuzuar të lidhet me të.
I riu është arrestuar rreth orës 02.00 të natës ende pa zbardhur e dita e enjte.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë ende në vijimësi, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

Corovoda Online