Skrapar - Inagurohet Platforma Turistike Mbi Kanionet e Osumit - **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Inagurohet Platforma Turistike Mbi Kanionet e Osumit -

Fatjon Kaloci
2.6.17
Të enjten 1 Qershor 2017 mes dhjetra pjesëmarrësish, Kanionet e Osumit u gumëzhuan sërisht. Rreth orës 11:00 një aktivitet i një kooperimi të përbashkët mes Fondit Shqiptaro Amerikan Për Zhvillim, T.A.P. dhe Bashkisë Skrapar u mbajt në vendin e quajtur "Lakorja e Flamurit" një ndër pikat më të bukura panoramike të Kanionit të Osumit. 2 Platforma janë ndërtuar përgjatë rrugëtimit mbi kanion, si një velrë e shtuar për turistët, vizitorët dhe komunitetin. Investimi prej afro 132 000 Euro, në Lakoren e Flamurit si dhe në vendin e quajtur Legjenda e Nuses që në ditët e para ka shërbyer si një atraksion turistik me rëndësi për vizitorët dhe turistët e kësaj pranvere 2017. Punimet zgjatën afro 6 muaj, dhe blicet apo selfiet janë fjalet e para të natyrës që magjeps mbi kanion.
Në aktivitet fjala e rastit u mbajt nga Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu. Citojmë më poshtë disa nga momentet e fjalës së rastit, ndërsa simbolikisht në fund të aktivitetit Flamuri Shqiptar u ngrit në vendin e njohur turistik nga disa vogëlushë të veshur me kostumet tradicionale të Skraparit.

Nesim Spahiu - Kryetari i Bashkisë Skrapar
"Këto dy vepra të bukura do përmirësojnë ndjeshëm në rritjen e numrin të turistëve, si një impakt pozitiv për vazhdimësinë"
Martin Mata  - Coo Director i Fondit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim

" Do të doja të falenderoja të gjithë ata që bënë të mundur ndërtimin e këtyre dy strukturave panoramikë që e bëjnë kanionin e Osumit më të aksesueshëm për vizitorët"

Shkëlqim Bozgo - Drejtor i T.A.P. për Shqipërinë
"Tashmë turistëve nuk do t’u duhet të afrohen më në cep të shkëmbit për të parë kanionin. Siguria është pjesë thelbësore e projektit tonë dhe strukturat panoramike të ndërtuara në partneritet me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim janë në përputhje të plotë me promovimin e standardeve të sigurisë teknike në Shqipëri."

Corovoda Online