Koordinata X - 01.02.1944 Skrapar - Një avion Britanik bie pranë Staraveckës. Vetëm një mbijetoi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - 01.02.1944 Skrapar - Një avion Britanik bie pranë Staraveckës. Vetëm një mbijetoi

Fatjon Kaloci
2.7.17
Koordinata X dhe Corovoda Online ndalen në këtë shkrim në datë 1 shkurt 1944 me të dhëna të shërbimit britanik të forcave ajërore.
Sipas dokumentacioneve një avion britanik i tipit "Halifax" një lloj avioni bombardues me 4 motorë gjatë përpjekjes për të hedhur me parashutë disa oficerë e specialistë si edhe furnizime ushtarake pranë fshatit Staraveckë, në Skrapar pëson një avari në motorë dhe avioni u përplas në një largësi 2 milje më larg duke u djegur dhe rënë në flakë. Vetëm 1 nga pjesëtarët e ekuipazhit arriti të mbijetoj kjo edhe nga fakti se ai ishte ulur në pjesën e prapme të avionit.
Nga ky aksident mbetën pa jetë oficeri britanik R.E.Stanley dhe rreshterët G.Gardner, R.Burlenfinger, D.H.Potter dhe inxhineri J.L.Devine mosha e të cilëve ishte në afro 21 - 22 vjeçare. Trupat e tyre u prehën në vendin ku ra avioni.
Corovoda Online