Temperaturat e larta - Një vatër zjarri në Bogovë - Emergjencat: " Flakët u vunë nën kontroll" -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Temperaturat e larta - Një vatër zjarri në Bogovë - Emergjencat: " Flakët u vunë nën kontroll"

Fatjon Kaloci
3.7.17
Më herët, sipas informacionit zyrtar të Emergjencave Civile një vatër zjarri u shfaq në afërsi të Bogovës, Skrapar. Sipas informacionit të shpërndarë për shtyp nga emergjencat civile thuhet:
Në fshatin Bogovë, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar shkoi në vendngjarje dhe punoi me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit shkuan dhe banorë të zonës. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe pisha.
Gjatë datave 1 dhe 2 korrik 2017 temperaturat kaluan 40 gradë në Skrapar

Corovoda Online