Skrapari i Muajit Gusht - Datat më Kulmore nën axhendën lokale **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari i Muajit Gusht - Datat më Kulmore nën axhendën lokale

Fatjon Kaloci
5.8.17
Në almanakun kalendarik, edhe muaji gusht për vendasit mbetet i fiksuar në historik për datave. Në një përmbledhje, Corovoda Online jep më poshtë disa ndër datat të lidhura ngushtësisht me kujtesën e kohëve, për muajin Gusht 2017.
8 Gusht - 75 vite nga Krijimi i BRASH, Lirzë, Helmës Skrapar BRASH nënkupton gërmëzimin e parë të fjalëve Bashkimi i Rinisë Antifashiste Shqiptare, ku kongresi i parë u mbajt në 8 gusht 1942 në Helmës, Skrapar
15 Gusht - Në promemorie kjo përkon me një ndër aksidentet e rënda të ndodhura në Skrapar. Në Grepckë, 6 të rinj humbën jetën pasi një mjet me të cilin udhëtonin ra në brendësi të Kanionit Osum. ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2011
19 Gusht - Çelet zyrtarisht Pelegrinazhi Bektashi Kulmak, Skrapar. Edhe pse data kulmore e këtij aktiviteti është 22 gusht e çdo viti, besimtarët bektashi vendosen që pasditen e 19 gushtit në një lartësitë me pamje panoramike të Tomorrit.
20 Gusht - 73 vite nga Krijimi i Brigadës 16-të Sulmuese Therepel, Skrapar
23 Gusht - 82 vite nga rënia e heroit Riza Cerova
25 Gusht - Mbyllet zyrtarisht Pelegrinazhi Bektashi në Kulmak, Skrapar
25 Gusht - 25 Vite nga Greva e Poliçanit, Greva e parë Sindikaliste në Shqipëri
27 Gusht - 40 vite nga ndarja nga jeta e heroit Zylyftar Veleshnja
27 Gusht - Kjo datë konsiderohet si datë e krijimit të Kooperativës ë parë në Skrapar, e cila u krijua në Vërzhezhë Skrapar në 1955


Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrativ