Vatra Zjarri në Skrapar - FOTO - Masakra mjedisore "pa autor"? -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Vatra Zjarri në Skrapar - FOTO - Masakra mjedisore "pa autor"?

Fatjon Kaloci
5.8.17








Mesa duket portali shtetëror i Emergjencave Civile përditësimet i ka ruajtur për shtator, ndërsa shumë raporte për vatra zjarri në këto ditë të para të gushtit vijnë nga çdo skaj i Skraparit një ndër qytetet me shtrirjen më të madhe gjeografike dominuar nga e gjelbra. Prej ditës së djeshme sikundër mund të na keni ndjekur në rrjetin social paralel të Corovoda Online në facebook, raporte për zjarre ka patur të shumtë në Skrapar. Mediat kombëtare seleksionojnë informacionet në rang Qarqesh duke penguar vëmendjen edhe në qytete të tjera, të konsideruar të vogla të Shqipërisë. Shkojmë me këto imazhe nga pamjet në disa vatra zjarri mes zonave Barç, Straficë në Skrapar. Kujtojmë paradite një tjetër raport për një vatër zjarri në Kakrukë, Bogovë Skrapar u sinjalizua nga ndjeksit online të kësaj të shtune. Pamjet flasin vetë.

Corovoda Online