Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - 1942 Traktet e Para Komuniste nga Skrapari po shpërndaheshin në Përmet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda - 78 Vjet Çlirim - 1942 Traktet e Para Komuniste nga Skrapari po shpërndaheshin në Përmet

Fatjon Kaloci
2.9.20
Corovoda Online në këtë speciale  risjell një mori artikujsh dedikuar 78 vjet Çlirim të Çorovodës. 
Lëvizja kundër pushtuesit italian po fuqizohej gjithnjë e më shumë në Skrapar dhe zonat përreth. Por ky shkrim na sposton në Përmetin e vitit 1942 ku asokohe një gjeneral brigade italian përmes informatave citon edhe pakës "Skrapar" në të. Por si flitet për ngjarjen, nga ku merr shkas ky postim.
Në muajin shkurt 1942, një i ri nga Topojani, i quajtur Isuf Bellece, i biri i Rizait banues në Topojan u ndalua në 28 Shkurt 1942 nga Komanda e Këlcyrës pasi i'u gjetën 3 trakte.
Sipas një shkrese të gjeneral brigade Giuseppe Paglieri, traktet i kishte daktilografuar Muço Potomi dhe tre persona të panjohur të gjithë nga Skrapari.
Sipas informatave - vijon shkresa - traktet u jepeshin fëmijëve që t'ju jepeshin kryepleqëve të fshatrave të Përmetit, Topojanit, Xhanajt dhe Leskovecit. Traktet kishin një tekst të shkurtër.
Ato, sipas karabinierisë, ishin shpërndarë nga dy ish-xhandarë të arratisur nga Skrapari të quajtur Muço Potomi dhe Tahir Grepcka.
Varrezat e Dëshmorëve Çorovodë 1969