Pa dashur të shtojmë komente të tepërta, një dokument më paraqet disa komunikime me kuesturën e Beratit që asokohe bëheshin përmes telegrameve. Jemi në vitin 1944. Siç mund t'a shihni edhe në këtë dokument bëhet fjalë për disa komunikime të cilat po i shqipëroj sipas dokumentit në foto që postoj me Corovoda Online.
- Telegram shifër - Berat 33/88 14/07/1944
Komandanti i zonës operacionit të Beratit kapiten i I-rë G.Gurakuqi njofton për luftën e 13/07/1944 të ballistëve e gjermanëve kundër partizanëve...
" Të vrarë toger Hysen Jaho e kapter Ilmi Mollasi Plagosur Nëntoger Petref Prishta e kapter Izet Qereshniku dhe 3 gjindarë të detashmentit të Skraparit.
Komanda e operacionit zonës së Beratit - urdhër për veprim
Komandës e fuqive vullnetare
Komandës e Batalionit Rinia
Komandës së qarkut të xhandarmërisë
1. ...
2. ...
3. Fuqia e rrethit të Skraparit vetëm 50 veta nën komandën e togeri Faik Mollasit nesër në mëngjes ka me marshue për Vodicë dhe ka me mbështetur fuqinat gjermane që marshojnë për Karkanjos, Kapinovë, Bargullas ... që kanë filluar operacionin për Skrapar më 28/06/1944
Corovoda Online