"Kisha" mbi Kanionin e Osumit - Legjendat që ende flasin me gjurmë në Skraparin e mistereve pafund **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

"Kisha" mbi Kanionin e Osumit - Legjendat që ende flasin me gjurmë në Skraparin e mistereve pafund

Fatjon Kaloci
6.9.17
Ajo ende nga më të hershmit në Çorovodën e afërt, njihet si Kisha. Kisha pranë urës së vjetër të Zabërzanit është ende një mister ende jo shumë i hulumtuar në Skrapar. Mbase sepse fakti që ndodhet mbi Kanion, ky i fundit ja merr bukurinë. Corovoda OnLine përmes këtij postimi shkon në disa hulumtime, mbase legjenda mbase fakte por këtë do të duhet t'a gjykoni ju. Shohim më poshtë:

Kisha e vogël në Kanionin e Osumit, e njohur si Kisha mbi Urën e Vjetër të Zabërzanit, ndodhet në pjesën shkëmbore të kanionit, në faqen lindore të tij dhe pranë vendit të quajtur nga vendasit si Mulliri i Babait. Fshati Zabërzan ndodhet në Perëndim të Kanionit.

Kisha e vogël ështe futur në shkemb duke krijuar në këtë mënyrë, një guvë natyrore në formën e një katedraleje të vogël.

Pikëpyetjet e Përse-ve të një "Kishe" në një vend që sot quhet me dominim besimi bektashi?

Të dhënat për Kishën në fjalë, që Corovoda Online disponon janë të pakta.

Besohet se ajo lidhet me sundimin e perandorit Leon III (vitet 717 – 741) dhe me kohën e luftës së Ikonave (Ikonoklastia).

Korrespodenca mes Papës dhe Peshkopit të Durresit dëshmon për qëndrimin liberal të Kishës së Durrësit dhe pranimin nga ana e saj të vendosjes së murgjërve ikonodule në territoret e influencës së saj.

Por në periudhën kur besimi katolik pësoi ndarje në orthodoks dhe kristianë, vendimi i marrë nga Janina që përfaqësitë katolike ti bashkoheshin orthodoksisë nuk u pëlqye nga murgjërit e Beratit.
Për këtë arsye, duke mos ju bindur këtij urdhëri, njëri prej murgjëve të Beratit u largua prej zbatimit të këtij vendimi dhe u dislokua në vendin përgjatë lumit Apsus ( Osumi i sotëm )   ku besohet se pikërisht në vendin e quajtur Kisha pranë Mullirit të Hambullit u ndërtua objekti.

Murgjit mesa duket kanë zgjedhur si vende banimi shpellat pa banime të shumta përreth, duke lënë në to edhe gjurmët e besimit të tyre.

E ndodhur në pjesën shkëmbore të Kanionit të Osumit, nga një lartësi prej 80 metrash mbi nivelin e lumit Osum që kalon aty, si dhe mungesa e një rrugë për të arritur në "Kishë", elementë të tillë pengojnë mundësinë e të shkuarit afër këtij objekti duke bërë që ajo të mund të shihet, kapet vetëm në krahun tjetër të kanionit pasi kalon urën dhe ngjitesh në një monopat. Në pamje ballore, ku distanca në vijë ajërore është rreth 70 metra e prej këtej në pjesën me të harkuar të kësaj guve shkëmbore që përkon edhe me pjesën e absides gjysmë kupolare duken qartë fragmentet e suvasë së shkatërruar në ngjyrë kafe të errët në të kuqërremtë, kafe e hapur si dhe në ngjyre blu.

Për ndërtimin e kishës është përdorur guri i shtufit. Këtë e tregojnë edhe mbetjet prej 7-8 rreshtash me gurë në të majtë, në të djathtë dhe në pjesën fundore të kishës. Nga bisedat me banorët lokale përmendet se shkatërrimi i ketij objekti mund të ketë ardhur përveç shkaqeve natyrore edhe shkarkimet e armëve nga ushtria që stërvitej në këtë zonë ndër kohëra, veçanërish pas 60's ku objektet me legjenda fetare shiheshin si target jo vetëm për qitje por edhe për miklimin e sedrës së sistemit kundra besimit.

Imazhi në vijim është kapur nga Corovoda Online në pamjen ballore, dhe ndonse nuk mund të duken format plani nënkupton një formë gjysmë kupole brenda shkëmbit.
  Corovoda Online / Fatjon Kaloçi