Luani **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Luani

Fatjon Kaloci
20.9.17
Parashikimi për muajin Shtator për të lindurit mes datave 23 korrik - 22 gusht nën shenjën e Luanit

Thuajse në çdo rast do shfaqeni me ndjenja dhe embësi sidomos me partnerin. Erosi do jetë i lartë gjatë gjithë muajit por ju nevojitet romantikja. Ata që kanë lind mes 7 dhe 14 gushtit Mund të kenë raste fatlume, darka ftesa apo ceremoni të një fejese apo martese ku mund të jenë të ftuar.Tek shëndeti këshillohet thjesht mos jeni shumë presionues apo nxitës tek të tjerët, se pastaj "ju i bëni harram" nga inati juaj. Kryesisht duket mirë situata me shëndetin mbase diçka me peshën e trupit duhet ta keni parasysh se ajo nuk flet por rri me ju. Tek veshja, Xhaketa me T Shirt poshte janë ideale për ju kete muaj. Ngjyra e muajit per ju është Portokallia.Nëse do ketë surpriza në fushën e punës ato mund të vijnë nga fundi i muajit. Gjatë muajit do keni disa probleme renditje dëshirash apo ofertash e kërkesash. Po më shumë duket se ju nuk doni të rregulloni veten tuaj por të tjerët. Dhe minuset duhet ti prisni. Mos rrini me ata që rrini çdo ditë. Gjetje të reja, shoqëri të reja dhe vetëm kështu surprizat mund të vijnë.Tek paraja ky muaj mund t'ju shfaq dëshirën per ndonje blerje e tipit kujdes vetjak, kremra parfume, etj apo edhe tek teknologjia apo blerje pajisje elektronike. Nuk dukeni keq me paratë, jeni mirë deri tani.