Peshorja **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Peshorja

Fatjon Kaloci
19.9.17
Parashikimi i Muajit Shtator 2017 për të lindurit mes datave 23 shtator - 23 tetor nën shenjën e Peshores.

Marsi, Jupiteri dhe Saturni do të ndërtojnë për ju një treshe me cilësi ekselente të kalimit të ditëve ose dhe ndonjë pushimi plot me energji dhe humor të mirë. Pengesa e vetme mund të jetë ndikimi i Afërditës që mund t'ju luhas humorin. Pak diplomaci do t'ju bënte mirë. Zgjidhni vende që ju bëjnë të ndiheni mirë kur rrini. Tek shëndeti mund t'ju shfaqen probleme me shpinën apo të absevimit të ushqimit, pak dietë dhe lëvizje do ju bënte mirë. Rekomandohen aktivitet sportive pasi mund t'ju njoh me njerëz pozitiv. Në veshje duhet të zgjidhni një stil të thjeshtë, me veshje të lehta kryesish me ngjyrat e lehta, e bardhë me shirita blu apo me kashmir, rrip etj. Nëse gjatë gushtit keni punuar do jetë i përfshirë në shtator në çeshtje pune, komunikime, krijime apo studime. Mërkuri mund tju bëj që të gaboni shpesh në mendime kujdesi më shumë duhet të jetë tek ata që kanë lindur mes 19 dhe 21 tetorit se do nxitohen nga impulsiviteti. Përsa i përket parave, ata që kanë lindur mes 8 dhe 14 tetorit do jenë më me fat në aspektin financiar.