Skrapar - Mbështetja për fëmijët me aftësi të veçanta në prioritete. Credins Bank më pranë komunitetit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar - Mbështetja për fëmijët me aftësi të veçanta në prioritete. Credins Bank më pranë komunitetit

Fatjon Kaloci
23.9.17
Mbështetja. Është kjo kryefjala e target grupeve të veçanta dhe në nevojë në komunitetin e Skraparit ndryshe. Në disa takime Grupe të punës Multidisplinarë pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Qëndrës së Përkujdesjes Sociale pranë Bashkisë Skrapar analizojnë problematikat e ndryshme dhe zgjidhjet oportune të mundshme. Por kur mundësitë janë të kufizuara, është komuniteti ai që flet kryefjalën: Mbështetje. I tillë është edhe rasti i pak ditëve më parë, ku Credins Bank me një mbështetje simbolike u dha një buzëqeshje më shumë fëmijëve të Qëndrës Ditore Me Aftësi Ndryshe në Skrapar, në një miniaktivitet pranë "shtëpisë së tyre" në Çorovodën e këtij shtator 2017. Imazhi në vijim është burim nga faqe sociale ndërsa përpiqemi të ruajmë imazhet e këtyre vogëlushëve nga gjykimi apo paragjykimi, mendojmë se shumë shpejt shoqëria jonë do t'ë mund të jetë pranë tyre dhe me ta kundër çdo paragjykimi, dhe në mbështetje të çdo inisiative ndihmëse, sado e vogël qoftë ajo, nga çdo kush që mund. 
Corovoda Online