|
Pamje nga Skrapari - Imazhi nuk lidhet domosdoshmërisht me informacionin Jpet me karakter ilustrativ |
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, seksioni për narkotikët, në Skrapar në 28 shtator 2017 u kap një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva. Në njoftimin e shpërndarë më herët për mediat thuhet:
Më
datë 28.09.2017, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në
vijim të punës për goditjen e vepritarisë kriminale të prodhimit dhe
shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve
të vazhdueshme kanë konstatuar se:
Në fshatin Potom, në vendin e
quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat)
17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Strukturat
e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar
hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve
hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme. - përfundon njoftimi zyrtar i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.