Skrapari pa "Gjykatë" prej vitesh - Drejtësia - Me autobus për në Berat **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari pa "Gjykatë" prej vitesh - Drejtësia - Me autobus për në Berat

Fatjon Kaloci
17.9.17
E ndërsa arsyet që shumë persona largohen nga qytetet e konsideruara të vogla janë të panumërta një prej tyre mbetet gangrenë e kohëve në Skrapar.  Gjykata e Skraparit prej vitesh nuk funksionon. Edhe përse në shumë inisiativa të pavaruara ka patur ndër vite mbledhje firmash dhe peticione për rivënien në punë të saj, ende banorët e Skraparit do të duhet të "marrin" autobusin për në Berat për problematikat ligjore të ndryshme të njerëzve të thjeshtë. Sistemi i gjykatave në Shqipëri është i organizuar në bazë të dekreteve të veçanta presidenciale dhe përkon përafërsisht me shtrirjen territoriale të rretheve. Skrapari ka një shtrirje territoriale të madhe dhe shpesh largesa mes fshatrave të thellë dhe qëndrës së Çorovodës varion mes 3 - 4 orëve udhëtim me makina të larta. Në Shqipëri aktualisht ka 22 gjykata rrethesh, ku efektivisht 12 rrethe të vogla si Skrapari apo Bulqiza janë bashkuar me rrethet më të afërta si rrethe gjyqësore. Gjykatat e Apelit janë gjashtë, një në çdo dy rrethe, dhe po kështu janë shtrirë edhe gjykatat administrative. Shërbimet e prokurorisë janë shtrirë paralelisht në të njëjtën mënyrë me gjykatat. E në Skraparin e 2017 ende ka njerëz që shpresojnë se Gjykata do të rihapet, si një ndihmë shërbimi për shtetin e së drejtës por edhe për hallin e hallexhiut. Kostot e transportit apo udhëtimit, afatet kohore dhe vetë problemi që mund të ketë një njeri, mesa duket do të vijojnë të jenë Stresi i viteve që vijnë. Mungesa e disa institucioneve bazike ndikon në largimin me banime në qytete të tjera të Shqipërisë. 
Corovoda Online
       
         
close