Virgjëresha **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Virgjëresha

Fatjon Kaloci
20.9.17
Parashikimi i muajit Shtator për të lindurit mes datave 23 gusht - 22 shtator nën shenjën e Virgjëreshës.

Tek ndjenjat takimet me nje interes të përbashkët, do ju sjellin humorin. Mund të zgjidhni te jeni me partnerin ose me grupin që keni pranë. Sygjerohet natyra pasi njerëzit ju lodhin. Të duhet buzëqeshje dhe të ndihesh mirë, e ku ka më bukur sesa një pushim mes miqve  në natyrë. Tek shëndeti shfaqeni pa probleme fizike, mbase pak ngarkesë mendore por që do ju kaloj.  Afërdita do ndikoj tek vlerësimi që do ti bëni disa njohjeve që i keni bërë së fundmi, duke ju bërë më brillant në mendje për ti kuptuar më mirë. Veshja Gjithnje duhet e freskët dhe dinamike pasi mund te keni shumë levizje se zakonisht. Favorizohet nje veshje pak sport. Bloza me vija horizontale apo me ngjyrë pastel japin energji pozitive nese vishen prej jush kete muaj. Veshja dy ngjyrshe. Në aspektin e punës jeni pak të dyzuar mes pushimeve tuaja dhe zyrës gjysmë bosh. Ata që kërkojnë një ndryshim pozicioni, apo ngritje në detyrë duhet të kenë kujdes në kontrata apo shkresa të shkruara apo marrëveshje. Ky muaj nuk favorizon ndryshim të tilla. Më mirë në vendin që je. Vlerësimi do të vij vetë. Ndonjëherë duhet t'a shkëpusni spinën nga pritshmëritë se ju lodhin më shumë. Nëse janë lule do të lulëzojnë. Tek paraja veçanërisht gjatë dhjetëditshit të dyte do keni të hyra, por ju duhet te rezervoni dëshirat e momentit. Ju duhet siguri financiare. Gjendja duket mirë por shpesh ju mblidhni 10 ditë dhe i harxhoni për 1 orë. Financat duken mirë.