Viti 1988 - Dr. Qazim Metani dënohet nga rregjimi se tha " Mehmet Shehun nuk dihet a vrau veten a e vranë të tjerët" DOKUMENT **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Viti 1988 - Dr. Qazim Metani dënohet nga rregjimi se tha " Mehmet Shehun nuk dihet a vrau veten a e vranë të tjerët" DOKUMENT

Fatjon Kaloci
23.9.17
Vite më parë, 14 shtator 1988. Në Çorovodë mbahet gjyqi për të "pandehurin" Qazim Metani (mjek). Me akuzën për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit gjykata do ta dënonte me 6 vite heqje lirie, një term qesharak për kohën ku fjala Liri ende nuk njihej. 6 ditë më vonë Gjykata e Rrethit Skrapar me Shkresën Nr. 37 datë 20.09.1988 do t'i drejtohej Sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit, me lëndën: Mbi disa probleme që dolën gjatë gjykimit të çështjes në ngarkim të të pandehurit Qazim Metani.
Por çfarë thuhet në brendësi të këtij dokumenti autentik të poseduar ( për shkaqe etike disa emra të përveçëm i kemi mbuluar për mos cënim të së drejtave). Shohim më poshtë sesi disa ide, që sot tingëllojnë "të lira" ndrydhnin dhe ndëshkonin me vite burg inteligjencën.

Nga shqyrtimi i kësaj çështjeje doli se i pandehuri Qazim në agjitacionin dhe propagandën e zhvilluar kundër shtetit ka ndjekur disa rrugë:
duke propaganduar që nga tezat filozofike reaksionare të ideologëve borgjesë, qëndrimet morale duke mos lënë pa prekur edhe figurën e udhëheqësit kryesor të Partisë e deri në agjitacionin kundër gjëndjes ekonomike të vendit...

Në bisedat e bëra me .... është shprehur: "Mehmet Shehu nuk dihet a vrau veten apo e vranë të tjerët", "gruaja e ish-udhëheqsit (Enver Hoxha) me gjithë fëmijët e saj kanë dalë jashtë shtetit për kurim dhe për qejf, sa herë kanë dashur dhe duan", "mjekët tanë nuk njihen jashtë shtetit po nuk dhanë disa provime suplementare jashtë shtetit", "mjekët jashtë shtetit janë bërë miliardera, se marrin lekë për shërbimet që bëjnë, janë me vetura personale, dhe punëtorët kanë vetura", "mjekët në Tiranë kanë filluar të marrin lekë", "Udhëheqësi i Partisë është martuar me një ndihmës mjeke që ka qënë beqare që ka punuar aty", "po që si burrë që është ka nevojë edhe ai".

Në bisedat e bëra me .... është shprehur: "Abortet tek ne të jenë legale, se ka shtete që me ligj lejojnë abortet", "më ka pyetur me teorinë e Frojdit, që në qëndër vë seksin, se po tu heqësh njerëzve organet seksuale u bie edhe potenca mendore", "se qoset nuk kanë potencë mendore, pasi janë mangut nga organet seksuale", "udhëheqësi i tanishëm (Ramiz Alia) e ka njohur edhe më parë gruan e udhëheqësit që ishte më parë"

Në bisedat e bëra me .... është shprehur: "unë nuk jam dhe nuk bëhem kurrë komunist, dhe e kam bërë për inat të X.X." "ne duhet të bëjmë ndërprerje të shtatëzanisë tek gratë, pasi ato vuajnë, nuk kanë të hanë, ka që janë me shumë fëmijë e nuk i ushqejnë dot", "unë i kam parë vetë fëmijët në fshat, janë distrofikë, lecka - lecka, rakitik, marrin tre lek për ditë pune"

Në bisedat e bera me .... është shprehur: "Ata të udhëheqjes së partisë së shtetit i kishin depozituar lekët në Zvicër dhe tani i kanë hequr dhe i kanë çuar në Ekuador", "udhëheqësit flasin keq për modën e huaj, por aman fëmijët e tyre i lejojnë të vishen me modë të huaj", "fëmijët e udhëheqësve dalin dhe i shikojnë jashtë shtetit ndeshjet e sportit me shpenzimet e shtetit"

Në imazhe, Pamje e censuruar e një dokumenti gjyqësor të vitit 1988.
Corovoda Online / Fatjon Kaloçi