Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Ferit Lamaj për Iljaz Kapxhiun - Ja si shprehen "korifejtë" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Ferit Lamaj për Iljaz Kapxhiun - Ja si shprehen "korifejtë"

Fatjon Kaloci
29.10.17
... Sa për humorin dhe zgjuarsinë e Iljaz Kapxhiut, rrallë që t'i gjesh një të dytë: Hazërxhevap e barutthatë, punëtor i letrave dhe siç ishte një gjuetar i mirë pylli, ashtu ishte edhe një gjuetar i shkëlqyer i fjalëve të qëlluara...
Dritëro Agolli

...Veç mallit për vendlindjen, për Tomorrin në Skrapar më sillte edhe Iljazi, një nga miqtë e mij më të mirë e më të vjetër...
Xhevahir Spahiu

... Iljaz Kapxhiu, la emër jo vetëm në prozën humoristike, por edhe në thumbat përvëlues të zgjuarsisë popullore. Miku, Kolegu dhe bashkëqytetari i tij i pandarë, Zylyftar Hoxha, pas shuarjes nga jeta të Iljazir, qëmtoi me një punë tepër pasionante e përkushtuese sentenca, replika, flakërima, që Iljazi i kishte të çastit, të atypëratyshme. Të çastit por që vinin nga një përvojë e gjatë dhe e rrallë e humorit dhe mençurisë së zonës.
Iljazin e kam njohur edhe vetë. Takoheshim shpesh, sidomos në "Hosteni" si edhe gjatë ditëve të humorit dhe satirës në Shkodër dhe në Durrës. Madje ndonjë nga fabulat e mia, si "Mushka dhe Gomari" është fryt i atyre ditëve të humorit, vjelë nga thesari i të pashtershmit Iljaz Kapxhiu. Një humorist i veçantë, që ndryshonte nga ne të tjerët, pasi ishte i zoti të bënte humor jo vetëm në faqet e shtypit e të librave, por edhe në jetë. Në jetë, me bisedat intime e në salla shkrimtarësh ai ishte më i çlirët, më shigjetar dhe i pastër si vesa mëngjesore...

Ferit Lamaj
Një Shkrim i shkëputur nga libri "Flakërimat e Iljaz Kapxhiut", nga Zylyftar Hoxha
       
         
close