Qemal Nishica (në mes) Foto e periudhës kur ishte shef i botores në Berat 1940 - 1943 |
Duke parë rezultatet e tij, megjithëse i ri në moshë, pas mbarimit të shkollës e caktojnë kryetar komune në Voskopojë ku punon për disa vjet. Me qenë se ishte larg shtëpisë Qemali më vonë u vendos kryetar komune në Potom të Skraparit.
Në vitin 1940, si dhe shumë intelektualë të asaj kohe arrestohet për veprimtari kundër fashizmit, futet në bur, por pas tre muajsh del nga ndërhyrjet miqësore.
Gjatë viteve 1940-43 ai ka punuar në prefekturën e Beratit si shef i Botores dhe më pas në Fier si sekretar prokurorie. Me formimin e Grupit të Tretë të Skraparit në Liqedh radhitet në këtë formacion partizan. Në familjen e Qemalit në Nishicë ka qëndruar për 3 ditë shtabi i Brigadës së Parë Sulmuese, Mehmet Shehu me të shoqen Fiqireten, dhe batalioni i parë i kësaj brigade me komandant Ndreko Rinon, si dhe formacione të tjera partizane. Por s’kaloi shumë dhe gjermani i dogji shtëpitë, kështu që ai u kthye pranë familjes që kishte ngelur në qiell të hapur, por edhe që s’kishin një të rritur për t’u kujdesur. Edhe pse u kthye në shtëpi, ai punoi në Komandën e Vendit në Çorovodë si shef i Financës, njëkohësish dhe anëtar i Këshillit të Rrethit.
Ahmet ( i ati ) dhe Qemal Nishica |
Pas çlirimit, në vitin 1945 emërohet kryetar i Degës së Gjendjes Civile të rrethit, ku punoi deri në vitin 1951, vit kur për familjen fillojnë peripecitë politike, të cilat vazhduan gjatë dhe patën pasoja të rënda për të tërë fëmijët e Qemalit.
“Faji” i vetëm i Qemalit ishte pasuria e vënë me gjak e djersë nga brezat e më përparshëm. Në vitin 1977, në kohën që po viheshin eksponatet e Muzeut Historik të rrethit Qemalit i hoqën emrin si anëtar i Këshillit të Rrethit dhe pllaka si “Shtëpi Bazë e Luftës NaÇl”. Po kështu iu hoq emri Ahmeti nga lisat dekorimit që kishte qenë në Luftën e Vlorës.
Pasardhësit e Qemalit
Ylli, Ferdi, Arta, Petrit dhe Bashkimi - Pasardhësit e Qemal Nishica ( Pëllumbi) |
Një shkrim nga Zylyftar Hoxha për Corovoda Online