Skrapari "tregon muskujt" në Australi - Skraparasi Arif Kuçuku në pjesëmarrje në IFBB - VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari "tregon muskujt" në Australi - Skraparasi Arif Kuçuku në pjesëmarrje në IFBB - VIDEO

Fatjon Kaloci
23.10.17
Në Australi gjatë këtij muaji tetor 2017 u mbajt një kompeticion sportiv pjesë e organizimeve të IFBB. Shkurtesa IFBB nënkupton inicialet e International Federation of Body Building me përfaqësi në disa shtete por në këtë rast, në Australi. Në garat e këtij tetori 2017 edhe skraparasi Arif Kucuku me origjinë nga Zaloshnja, një lokalitet i Skraparit i përfshirë nën Njësinë Administrative Gjerbës.
Fillimisht, ishin disa materiale Foto dhe Video të publikuara në ndërveprimin social të facebook që lajmëruan pjesëmarrjen. Konkursi është pjesë e një serie sfidash përzgjedhëse dhe edhe përse në dukje Body Building konsiderohet në zhargon si eksposim i thjeshtë trupor, në fakt, vështirësitë në përgatitjen fizike, rregjimin e të ushqyerit dhe harmonizimin e zhvillimit të masave muskulare sa më simetrike e bëjnë këtë sport tepër të vështirë. Shohim më poshtë, një video amatore via mobile të publikuar në rrjetin Facebook nga disa momente të konkurimit të Arif Kuçuku, një krenari më shumë për Skraparin 
Kujtojmë, video bashkëngjitur është lidhje e jashtme përmes facebook.


Corovoda Online