Çorovoda nën "çadër" - Rreshje të shumta shiu nisin nga e enjtja 30/11 Parashikimi **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda nën "çadër" - Rreshje të shumta shiu nisin nga e enjtja 30/11 Parashikimi

Fatjon Kaloci
29.11.17
Rreshje të shumta shumta shiu priten veçanërisht pas mesditës së kësaj të enjte 30 nëntor 2017. Por shirat do nisin që në orët e para të mëngjesit. Çorovoda Online, referimi i vetëm "jozyrtar" i zhvillimeve lokale, jep një parashikim të standartizuar me disa ndër emitentët lokal të parashikimit meterologjik duke ndalur këtë herë vetëm tek qyteti Çorovodë, pra jo Skrapari me njësitë administrative por vetëm qyteti. Ne tërheqim vemendje të autoriteteve apo instancave por edhe të banorëve për kujdes, veçanërisht atyre që ndodhen pranë zonave lumore apo prurjeve natyrore, pasi vetëm të enjtene e të premten sasia e rreshjeve në total, vetëm për Çorovodën ( pa futur prurjet e ardhura nga zonat malore) mund të shkoj në 140 milimetra shi vetëm për këto dy ditë, ndonse shirat do vijojnë. Corovoda Online do monitoroj situatën e prognozës vazhdimisht, duke shpresuar se do ketë përmirësim të kushteve meteorologjike. Do të shohim më poshtë, temperaturat dhe sasinë e pritshme të rreshjeve sipas fashave orare.
E Enjte 30 Nëntor 2017
Sasia e rreshje të kësaj dite do jetë afro 57 milimetër - Prani ere e fortë 26km/orë
Çorovoda do preket nga rreshje shiu pas orës 01:00 do të jenë rreshje të lehta shiu. Kjo situatë pritet të vazhdoje nën shira të lehtë deri në orën 13:00. Pas kësaj ore, shirat do të bëhen më të shpeshtë deri në orën 17:00. Shirat më të dendur do nisin pas orës 18:00 e do vazhdojnë gjatë dhe këtu do rregjistrohen dhe sasitë e shiut më të larta në orë.
E Premte 1 Dhjetor 2017
Sasia e rreshjeve të kësaj dite do të jetë afro 92 milimetër - Prania e erës 13km/orë
Rreshje shiu të forta e të dendura gjatë gjithë ditës do shoqërojnë të premten në Çorovodë. Me mbrritjen e orës 22:00 parashikohen të shoqërohen me rrufe dhe gjëmime dhe intesiteti i rreshjeve të shiut do rritet veçanërisht gjatë natës .
E shtunë 2 Dhjetor 2017
Sasia e rreshjeve të kësaj dite do të jetë afro 12 milimetër - Pranie e erës 12km/orë

Në afërsi të mesditës qielli do hapet dhe do ketë më pak shi. Shirat do jenë prezent deri në mëngjes dhe do jenë të lehta gati sa 2.6 milimetër shi. Mesdita dhe Pasditja do jenë me diell dhe Vranësira. Por në mbrëmbje parashikohet rifillim i rreshjeve të forta të shiut në mënyrë sporadike pra jo të gjata në kohë, Qielli do alternohet më pas me kthjellime e vranësira. Gjatë natës parashikohen afro 8.8 milimetër shi

E Dielë 3 Dhjetor 2017
Sasia e rreshjeve të kësaj dite do të jetë afro 15 milimeter - Prania e erës 19km/orë
Shira do jenë gjatë gjithë ditës por ato do jenë më të lehta. Nëse do mblidhnim sasinë që parashikohet se do bjerë në formë shiu për këtë 24 orësh në total dite do shkohet sa 14 milimetra.
E nëse shirat do frenohen më pas Kujdes Data 4/5 Dhjetor parashihen ulje të ndjeshme të temperaturave.
Corovoda Online