Festat e Nëntorit - Çorovodë - Një aktivitet historiko-kulturor mbahet në kuadër të Pavarësisë dhe Çlirimit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festat e Nëntorit - Çorovodë - Një aktivitet historiko-kulturor mbahet në kuadër të Pavarësisë dhe Çlirimit

Fatjon Kaloci
27.11.17
Më herët një aktivitet u zhvillua në Çorovodë në kuadër të festimeve promemorie të 28 dhe 29 Nëntorit që mbahen në gjithë vendin. I konceptuar si një gërshetim mes brezash nga më të vjetrit tek më të rinjtë aktiviteti mblodhi praninë e qindra të pranishmëve më mjediset e kinemasë "Tefik Lapani" në Çorovodë. Në një rrjet social u publikuan fillimisht disa imazhe nga ky takim ku përmes diskutimeve dhe fjalëve përshëndetëse dukeshin edha ata, më të vegjlit e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve që në çdo festë janë të pranishëm me këngë e valle të ngjyrave "kuq e zi" të simbolikës së flamurit. Në takim ishte i pranishëm edhe Kreu i Bashkisë Skrapar, z.Nesim Spahiu i cili ndër të tjera tha:
"Ne sot, kujtojmë dhe përulemi me respekt, përpara veprës së patriotëve tanë të shquar si: Riza Kodheli, Ali Farmaqi, Avni Kapinova, Maliq Vlusha dhe shumë të tjerёve, që organizuan, luftuan dhe kontribuan në shpalljen e pavarsisё.
Përkujtojmё firmёtarin e pavarësisё Xhelal Koprencka, firma e të cilit është stampuar në aktin madhor të shpalljes së pavarsisë përkrah firmave dhe figurave kombëtare si Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit etj.
Kujtojmë luftën, kontributin dhe sakrificat sublime të dëshmorëve dhe heronjëve të Luftës Nacional-Çlirimtare të Skraparit,.."
Gjatë fjalës së rastit numri një i Bashkisë Skrapar dha edhe mesazhin për brezat që sipas tij, "duhet të ruajmë vlerat më të mira të së djeshmes, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë"
Mesazhi im pёr kёto ditё festive është:
"Të bashkohemi të gjithë rreth vlerave më të mira të luftёs Nacional-Çlirimtare, të atdhe-dashurisё dhe lirisë".
"Të përulemi me nderim përpara atyre që dhanë jetën, përpara atyre që luftuan, të respektojmë veteranët dhe t`ju urojmë jetё të gjatë".
"Të ruajmë vlerat dhe traditat më të mira, që trashëguam e ti trasmetojmë ato ndër breza, sepse vetëm duke njohur mirë të shkuarën, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, për vendin dhe brezat e rinj".
Në bashkëngjitje Corovoda Online përdor një lidhje të jashtme ( kërkohet Facebook ) ku u publikuan disa imazhe nga ky aktivitet.

Imazhi Kredit: Rrjet Social / Fb