FOTO - Objekti 65 apo Kombinati i Poliçanit nën "heshtjen" e viteve - Sekreti i madh i para 90' së Prodhimit të armëve **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

FOTO - Objekti 65 apo Kombinati i Poliçanit nën "heshtjen" e viteve - Sekreti i madh i para 90' së Prodhimit të armëve

Fatjon Kaloci
26.11.17
Në fillim të viteve 1960 nisi puna për ndërtimin e Uzinës së Poliçanit. Për ndërtimin e saj Qeveria Shqipëtare pati mbështetjen edhe të Republikës Popullore të Kinës. Asokohe Poliçani ishte nën juridiksionin e Beratit dhe konsiderohej si fshat me vendndodhje strategjike. Paralelisht me fillimin e punimeve për korpuset e kombinatit do të nevojitej edhe urbanizimi i i Poliçanit. Më shumë se 260 apartamente banimi u ndërtuan për punëtorë, drejtues dhe staf. Fillimisht emri që pati objekti ishte thjesht "Numri 3" por më vonë u konsiderua si "Objekti 65" dhe në fund si Kombinati i Poliçanit. Në nëntor 1961 një grup prej 13 specialistësh shqipëtarë nisen drej Kinës për t'u specializuar me punën që do kryehej. Takimi i parë i delegacionit shqipëtar u bë Ten Siao Pin asokohe ishte Kryetar i Bashkisë Çuçin në provincën Shansi. Me rikthimin e tyre në Shqipëri nis edhe puna më e detajuar. Uzina do të ndërtohej në 6 zona të largëta prej njëra tjetrës për të shmangur incidentet shpërthyese në seri. Zona më e rëndësishme ishte ajo që u quajt Zona A ku për shkak të proçesit ishte e lidhur ngushtë me Zonën B dhe Zonën C. Në të treja këto realizohej kompletimi dhe ambalazhimi përfundimtar i produkteve. Zona D ndërtohej në afërsi të fshatit Kapinovë të Beratit dhe ishte në funksion të prodhimit. Zona F ndryshe quhej Poligoni i Brendshëm i Uzinës ku proçeset balistike ishin në themel të kësaj zone. Zona E ndodhej larg territorit të uzinës. Ajo lokalizohej pranë grykëderdhjes së lumit Seman ku ishte tesimi final i produktit ushtarak. Në 1965 mbërritën edhe kuadrot e parë që kishin mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shqipëri. Dy vite më vonë, për rëndësinë që nisi të merrte objekti në 1967 në Poliçan do të vendosej një përfaqësi ushtarake. Përgjegjësi i specialistëve ende vijonte të ishte një kinez i njohur si Xian Tien dhe që ndihmohej në përkthim nga një përkthyes tjetër po nga Kina i quajtur Liu Shi Cian.
Në 1968 Poliçani kalon nën juridiksionin e Rrethit Skrapar. Por sot, pamja e gjigandit të madh mbetet mistike kur futesh në mjedise, hijerëndë me madhështi por i vetëm e fillikat nga flukset e punës së viteve që dikur i dhanë jetë. Shkojmë me disa imazhe për Corovoda Online të këtij muaji nëntor 2017. Imazhet Kredit D.M.