Koordinata X - 20 vite nga vrasja e arsimtarit. Albert Lajthia u vra në nëntor 1997 - Por kush ishte Albert Lajthia? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X - 20 vite nga vrasja e arsimtarit. Albert Lajthia u vra në nëntor 1997 - Por kush ishte Albert Lajthia?

Fatjon Kaloci
7.11.17
Në nëntorin e 20 viteve më parë, në vitin e mbrapsht 1997 Shqipëria dergjej mes muajve dhe lajmeve negative. Edhe në Skraparin e vogël, ngjarjet e pas marsit e thuajse gjithë 1997's shoqëroheshin mes të shtënave, zjarrngrënseve në qiell, dhe Kallashnikovëve të thuajse çdo shtëpie në një kaos populist, ku gjithkush demostronte forcën për të qënë "i paprekshëm" mes së njëjtës frikë. Por dita e dielë e datës 2 nëntor 1997, do të sillte fjalë pas fjalë, në qytetin ku mjetet e komunikimit ishin thuajse inekzistente edhe lajmin se dy shtetas i dolën përpara për të grabitur u tha fillimisht një mjeti që po trasportonte udhëtarë nga Çorovoda drejt Gjerbësit, një njësi administrative e Skraparit të lartësive. Ndërsa fillimisht në qytetin e vogël u mësua se dikush kishte humbur jetën, sekondë pas sekondi, pikëpyetjet se kush? u shterën ndërsa u mësua se një ndër arsimtarët e njohur në Skrapar, njëherësh asokohe edhe Kryetari Lokal i një Partie në Shqipëri ( Partia Social Demokrate ) kishte humbur jetën. Ishte Albert Lajthia.
Një ditë më vonë, Agjensia Telegrafike Shqipëtare publikon: " Banditë vranë të dielën, Kryetarin e partisë Social Demokrate të Skraparit ( në jug të Shqipërisë ) Albert Lajthia - thanë burime të Komisariatit të Policisë të Çorovodës, për ATSH. 2 banditë i zunë pritë mjetit me të cilin Lajthia 42 vjeç po udhëtonte drejt fshatit Gjerbës dhe në përpjekje për t'i vjedhur e qëlluan atë për vdekje". - thoshte në të tjera njoftimi i asaj kohe duke ju referuar arkivit të Corovoda Online.
Por kush ishte Albert Lajthia?
Albert Isa lajthia, lindi në Gjerbës, Skrapar më 16 maj 1955. Edukimin fillestar e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa në Çorovodë mbaroi me rezultate shkëlqyeshëm gjimnazin "Ramiz Aranitasi". Më pas ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Shkencave të natyrës për degën Biologji - Kimi. Pas Diplomimit universitar, në qeshor 1979 emërohet mësues në shkollën e mesme bujqësore "Hysen Zaloshnja" në Gjerbës por në suazën e disa viteve ndihma e tij do të duhej për sa e sa breza edhe në shkollat e Bargullasit, Koprënckës, shkollës së mesme në Poliçan dhe më së fundmi në gjimnazin e përgjithshëm "Ramiz Aranitasi" në Çorovodë. Pasioni për profesionin përtej punës së përditshme në 1984 do t'a gjente në Tiranë ku u specializuat në shkencat natyrore ndërsa idetë novatore do t'i konkretizonte shpejt në Çorovodë, në Kabinetin e Kimisë dhe Biologjisë të pasionit të tij të pafundëm. Anëtar i Këshillit Popullor të Rrethit ( një term i kohës sot i ngjashëm me Anëtarësi në Këshillin Bashkiak, Drejtor i Kabinetit Pedagogjik të rrethit edhe shumë kontribute të tjera do ta shndërronin në një figurë referuese të kohës. Pas 1992 Albert Lajthia ishte edhe Kreu i Partisë Social Demokrate në Skrapar.U nda nga jeta në 2 nëntor 1997.
Fatjon Kaloçi / Corovoda Online