Meteo - Parashikimi - Mesi i Dhjetorit sjell "borë" në Skrapar. Temperaturat e pritshme **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Meteo - Parashikimi - Mesi i Dhjetorit sjell "borë" në Skrapar. Temperaturat e pritshme

Fatjon Kaloci
26.11.17
Ndonse parashikimet afatgjata të kushteve meteorologjike shpesh humbasin parashikueshmërinë, Corovoda Online duke i'u referuar të dhënave të Accuweather (sot 26 Nëntor 2017) për muajin Dhjetor 2017 sjell prognozën e motit për Çorovodën e muajit të fundit të 2017. Ritheksojmë se ky parashikim afatgjatë bëhet nga sot 26 nëntor 2017, dhe nuk duhet marrë me referencë absolute ndodhish meteorologjike.
Data 2 dhe 3 Dhjetor 2017 në Çorovodë do të kenë vlera të ulta temperaturash në vlerat minimale. Të dielën e 3 dhjetorit sipas accuweather Temperatura Minimale në Çorovodë do të jetë sa (minus 4 ) ndërsa vlera më e lartë e kësaj dite do jetë 5 gradë. Parashihet se do kemi prani të ngricave në rrugë.
Kushtet e motit nga 1 deri në 7 dhjetor do të kenë prani të rreshjeve të shiut dhe qielli do jetë me vranësira.
Rreshjet e para të imta të borës mund të shfaqen mes mbrëmjes së 14 dhe 15 dhjetorit por ato do jenë të pakta dhe do pasohen nga shira të lehtë. Termometri në vlerën minimale do jetë sa minus 1 në mes dhjetorin e datave 14/15.
Nga Datat 19 deri në 23 parashikohet një mot me rreshje të lehta bore. Ato do të alternohen edhe me rreshje shirash të lehtë dhe temperaturat e këtyre 4 ditëve do të jenë mes 6/-3, 5/-3, 5/-3
Corovoda Online / Accuweather 26.11.2017