Nëntori i dikurshëm në Çorovodë - FOTO - Enver Hoxha në Çorovodën e 1971 dhe 1972 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Nëntori i dikurshëm në Çorovodë - FOTO - Enver Hoxha në Çorovodën e 1971 dhe 1972

Fatjon Kaloci
19.11.17
Vizitat e kreut të një prej rregjimeve totalitare të njohur në botë në Shqipërinë hermetike të mesviteve 1945 - 1985, Enver Hoxha kanë qënë vetëm 2 në Çorovodë, dhe kanë ndodhur muajve nëntor. Corovoda Online përmes imazheve shkon në disa momente të kohës. Fotoja bardh e zi i referohet datave 28 dhe 29 Nëntor 1972, ndërsa imazhet e tjera janë të javës së dytë të nëntorit 1971, ku Hoxha vizitoi Muzeun e atëhershëm në Çorovodë ( asokohe lokalizohej pranë godinës aktuale të Komisariatit të Policisë Skrapar ) si dhe inauguroi godinën e shkollës së mesme të përgjithshme Ramiz Aranitasi. Shohim disa imazhe në vijim. 
29 Nëntor 1972 - Miting në Çorovodë

Zylyftar Veleshnja dhe Enver Hoxha ( Çorovodë 1971 )

Me një grup Artistësh lokalë popullor (Çorovodë 1971)

Nëntor 1971 Enver Hoxha duke folur në një miting në Çorovodë

Pas Mitingu i mes nëntorit 1971

Nëntor 1971 - Gjatë vizitës në Muzeun e vjetër të Skraparit
Corovoda Online