Performanca - Mes 4shes më të mirë në Shqipëri edhe Agjensia e Sigurimeve Shoqërore Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Performanca - Mes 4shes më të mirë në Shqipëri edhe Agjensia e Sigurimeve Shoqërore Skrapar

Fatjon Kaloci
25.11.17
Përmes një vlerësimi financiar simbolik, në një analizë në nivel kombëtar për performancën e Inspektorëve të të Vetëpunësuarve në bujqësi, në Shqipëri në 4 inspektorët më mirë në vend edhe Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar. Sipas Corovoda Online një akordim simbolik financiar do t'i jepet për performancën dhe arritjet 1 nga 2 inspektorë që ka gjithësej kjo Agjensi. Shuma akordohet gjatë këtij muaji si rezultat i treguesve që Instituti i Sigurimeve Shoqërore arrin në vlera pozitive në qytete apo rajone të ndryshme dhe më pas i analizon në nivel kombëtar. Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar në realizimin e të ardhurave rankohet prej 4 vitesh në rajonin e Beratit si Agjensia më e mirë. Komunikimet e shpejta, proçedura më afër njerëzve, komunikimet në rrjete sociale e kanë shndërruar në një dimension më interaktiv këtë institucion që ka në vemendje target grupe specifike të natyrave të ndryshme. ALSSH Skrapar është një nga mbështetësit kryesorë të inisiativës Corovoda Online dhe përmes burimeve edhe ky vit 2017 pritet të ketë rezultatin e mirë në qark, ku pritet sërisht rankimi i parë ndonse ende ka punë për mbylljen e kalendarit dhe njëherësh vitit të objektivave të vendosura që në nisje të 2017 që mesa duket edhe ky vit do të tregoj nivele realizimi të ardhurash mbi 98%.
       
         
close