Përmes një video të hedhur në rrjet, urimi Kuq e Zi vjen ndryshe edhe nga Poliçani. Stafi i bashkisë dhe Qëndra Kulturore e Fëmijëve të Bashkisë Poliçan zgjodhëm një urim përmes këngës "Për të shtrenjtin Poliçan" një version i përpunuar i kënduar më herët nga tenori Kastriot Tusha. Video u hodh pasditen e vonë të së hënës në rrjetin YouTube. Në gjithë Shqipërinë atmosfera e 28 dhe 29 Nëntorit pritet me aktivitete dhe urime për festën e mbarë Shqipëtarëve të Pavarësisë dhe Çlirimit. Ndjekim Videon në bashkëngjitje.