Administrata 2018 - Ndryshojnë formatet shkresat zyrtare - Modeli Tip -->

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Administrata 2018 - Ndryshojnë formatet shkresat zyrtare - Modeli Tip

Fatjon Kaloci
29.12.17
Nga 3 janari, viti 2018 do të ketë një model të ri shkresash zyrtare. Dokumentet e gjithë administratës do standartizohen dhe çdo shkresë e dalë për 2018 do të ketë të pranishme edhe logon e re " 2018 - Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut ".
Më herët, gjatë 2017, në konceptin drejtshkrimor shkresat zyrtare pësuan disa ndryshime. Të tilla do vijojnë edhe për 2018 ndërsa risia do jetë prania e logos së re. Shkrimi i lejuar në Shkresat Zyrtare në Shqipëri është ai i Times New Romans, me Line Space 1.15. Gërmëzimi do të ketë madhësinë 12 përjashtuar Emërtesat poshtë Logos së Republikës së Shqipërisë që do të jenë 11 dhe me gërma kapitale. Sipas Corovoda Online, vendimarrja për shkresat zyrtare në 2018 u mor të enjten e 28 dhjetorit 2017. Në foto imazh jepet modeli që do kenë që ditën e parë të punës 3 janar 2018 administratat e përgjatë gjithë 2018.

Fatjon Kaloci / Corovoda Online