Blerina Braka triumfoi me çmimin Çesk Zadeja në Këngën Magjike 2017 - Por çfarë e lidh këngëtaren me Skraparin?

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

Blerina Braka triumfoi me çmimin Çesk Zadeja në Këngën Magjike 2017 - Por çfarë e lidh këngëtaren me Skraparin?

Fatjon Kaloci
10.12.17
Mbrëmjes së 9 dhjetorit 2017, ndërsa në ekranin e Klan Tv trasmetohej Kënga Magjike 2017, "i'u gjet" edhe pak Skrapar në të. Vajza nga Berati, Blerina Braka triumfoi me një çmim të rëndësishëm të eventit muzikor të përvitshëm Kënga Magjike, duke rrëmbyer tributin "Çesk Zadeja" me këngën "Mirupafshim Dashuri" një baladë e mrekullueshme me tekst të Blerina Braka dhe Aurel Thëllimi, me muzikë dhe orkestrim të Kledi Bahiti, Prodhuar nga ThreeDots Production. Ndonse në tekst thuhet ndër të tjera se ... nuk kam frikë të mbetem vetëm... Këngëtarja në fakt "Nuk është vetëm". Brezat e dikurshëm do ta quanim "Nuse në Skrapar" ndërsa ne duke respektuar privatësinë shuajmë vetëm një kureshtje që bashkëshorti i saj është nga Skrapari. "E" u përshëndet dje nga këngëtarja e kujdesshme si gjithnjë në intervista ndërsa ishte në momentet e marrjes së çmimit ku krahës falenderimit që bëri për familjarët e saj përshëndeti edhe bashkëshortin e saj. Ne ripropozojmë në video këngën fituese të çmimit "Çesk Zadeja" në edicionin e 19të të Këngës Magjike 2017.