Çorovodë - Plagoset një shtetas 56 vjeçar - Policia ndalon një person 49 vjeç si autor të dyshuar të ngjarjes **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovodë - Plagoset një shtetas 56 vjeçar - Policia ndalon një person 49 vjeç si autor të dyshuar të ngjarjes

Fatjon Kaloci
17.12.17
Imazh Arkiv / Pamje nga Çorovoda
Një shtetas 49 vjeçar është ndaluar një ditë më parë e shtunë 16 dhjetor 2017 nga Policia. Sipas një njoftimi për shtyp bërë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat një 49 vjeçar nga Çorovoda u ndalua pasi sipas njoftimit për mediat shtetasi në afërsi të lagjes "Çlirimi", Çorovodë ka goditur me mjete të mprehta një person tjetër rreth 56 vjeç. Në njoftim thuhet ndër të tjera se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Sipas Specialistëve e Sksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë vepra penale është klasifikuar si "Plagosje e rëndë me dashje" referuar nenit 88 të Kodit Penal. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat thuhet në njoftim. 
© Corovoda Online