Lagjia e Çorovodës mban emrin "2 Dhjetori" - Por përse, kjo emërtesë? **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Lagjia e Çorovodës mban emrin "2 Dhjetori" - Por përse, kjo emërtesë?

Fatjon Kaloci
2.12.17

Edhe përse pjesë e fjalorit shqip, mbase i një kohe që kërkon riformulim, sërisht përdorimi i fjalës "lagje" mbetet i gjerë. Por më shumë sesa sot, një prej "lagjeve" të paktën në qytetin e vogël të Çorovodës feston ditën e emrit të saj. Sot daton 2 Dhjetori. Çorovoda e sotme, zyrtarisht ka 6 lagje, njëra prej tyre mban ende emrin lagjia "2 Dhjetori". Nën influencën e emërtesave të një kohe tjetër të para 90's ajo mbetet ende një lagje e populluar dhe e synuar në Çorovodë. Një arsye mbi përsenë e kësaj emërtese e gjejmë 72 vite më parë, Kur në Shqipëri do të mbaheshin Zgjedhjet e Para Parlamentare. Në vitin 1945 në muajin nëntor gazetat lokale të kohës Bashkimi si dhe emitenti i vetëm radiofonik Radio Tirana njoftuan "nisjen e fushatës elektorale" për zgjedhjet parlamentare. Këto të fundit u mbajtën në 2 Dhjetor 1945. Caktimi i kësaj date nga qeveria komuniste e asaj kohe, që vinte menjëherë pas mposhtjes së nazi-fashismit dhe fitores ndaj tyre po trumpetohej gjerësisht për të favorizuar më shumë situatën e brendshme mes "komunistëve stoik". Dhe Skrapari i patriotizmit vite më vonë do të vendoste emrin "2 Dhjetori" lagjes që po formësohej me pallate. Skrapari në zgjedhjet e para 2 Dhjetor 1945 zgjodhi deputet dhe përfaqësues të parë në Parlamentin e Parë te Shqipërisë atdhetarin Kahreman Ylli i cili do të qëndronte për 6 legjislatura rresht si përfaqësuesi i pare i Skraparit. Në Çorovodë një prej shkollave 9 vjecare prej vitesh mban emrin Kahreman Ylli, ndersa nje prej 6 lagjeve qe ka Corovoda ka emrin "2 Dhjetori" ne promemorie te dates se mbajtjes se zgjedhjeve te 2 dhjetorit 1945.
Pjesa e një qyteti ose e një fshati që merret edhe si ndarje administrative brenda qytetit a fshatit; njerëzit që banojnë në këtë pjesë. Lagje e madhe (e vogël). Lagjja kryesore. Lagjja e sipërme (e poshtme). Lagjet e jashtme. Lagje e qytetit (e fshatit). Banorët e lagjes. Doli tërë lagjjaCorovoda On Line