Mbyllet Sondazhi: Skrapari zgjedh Personalitetin e Vitit 2017 - Rezultatet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mbyllet Sondazhi: Skrapari zgjedh Personalitetin e Vitit 2017 - Rezultatet

Fatjon Kaloci
25.12.17
Pas disa kohësh publikimi në rrjetin tonë social Facebook, Corovoda Online për të disatin vit radhazi mbyll si çdo 25 dhjetor Sondazhin Personaliteti i Vitit 2017 për Skraparin. Qëllimi i sondazhit që në krijim nga Corovoda Online është Mirënjohja për kontributet në fusha të ndryshme që pa asnjë diskutim të gjitha kandidaturat kanë dhe fakti që ne sjellim për audiencën emra me kontribute shihet si një "kujtesë" për ndjeksit që pavarësisht fituesve Skrapari ka dhe do të ketë përherë e ngaherë figura të nderuara që nuk stepen së thëni me krenari se janë nga Skrapari, mes viteve të së djeshmes dhe së tashmes.
Edicioni i sivjetshëm u bazua në votimin vetëm përmes rrjetit social Corovoda Online në Facebook.
Çdo votues mbi foton respektive të kandidatit/es shprehte Pëlqimin apo reagime të tjera apo Komente. Kriteri i votës nga ky element, i parashkruar në çdo përshkrim fotoje kandidature sqaronte që në herë të parë se shuma e Pëlqimeve+Reagimeve dhe Komenteve vlente sa 60% e votës. 40% të Votës e merrte opsioni Share ( apo shpërndarje ).

Zërat Kundër: Si në çdo përzgjedhje nuk munguan edhe komente që nuk ishin dakord me emrat e përzgjedhur si nominime. Zërat kundër refuzonin emrat që kandidoheshin por shpesh ripropozonin emra që ne i kemi përfshirë në 7 edicionet e mëparshme.

Problematikat e Votimit: Corovoda Online ka parë vazhdimisht ecurinë e votimit. Ajo që na ra në sy është se shpesh i njëjti person Komentonte disa herë, ne i kemi filtruar disa prej tyre dhe pikët e referuara të së njëjtit përdorues që brenda komenteve të të njëjtit kandidat (pra kur kishim dublikim) nuk janë quajtur.

Trendi i Votës: Ky edicion na tregoi se pjesa me renditje të vogël, nuk ka lobuar në rrjete sociale për tu drejtuar miqve për votë. Pavarësisht numrave të vegjël të votës kjo votë duket si më e sinqertë. E kundërta ka ndodhur në disa profile ku përdorimi i rrjeteve ka nxitur votën numerike. Gjithësesi kjo nuk përbën problem për votimin në vetvete por ngre vështirësi në Kandidaturat që nuk e përdorin rrjetin Facebook shumë krahësuar me trendet rinore. Ky kriter do të na shtyj që vitin e ardhshëm Corovoda Online të ndryshoj formatin e votimit duke e sjellë disi më pak të ndikueshëm.

Numri i Votuesve: Në këtë edicion, me një rregull të fortë pandikueshmërie Corovoda Online ka ndjekur rregullat dhe kriteret e votimit. Komentet e padëshiruara me fjalor të papërshtatshëm janë fshirë menjëherë dhe përdoruesit i është hequr e drejta për të vijuar ndjekjen e faqes sonë. Po ju shuajmë edhe një kuriozitet, numri i të ndëshkuarve vetëm nga komentet e papërshtatshme, ofesive apo diskriminiuese në faqen tonë i kalon 1 800 përdorues, të cilët për 1 vit nuk ndjekin dot faqen tonë facebook, nëse nuk komunikojnë via email për të shprehur ridëshirën për t'ju bashkuar faqes sonë. Numri i personave që kanë marr pjesë në sondazh 2017 të Corovoda Online ka qënë 2643 votues. Prej tyre 197 persona kanë votuar më shumë se 1 kandidat, duke pëlqyer edhe X edhe Y. Ky kriter ishte i lejuar prej prej nesh, duke i dhënë mundësinë ndjeksve të votonin.

Mbyllja e Votimit: Në 25 dhjetor 2017 ora 08:30 Corovoda Online mbylli zyrtarisht proçesin e votimit. Çdo votë e shprehur në formatet screenshoot depozitohet.

Rezultatet e konvertuara. Vota ka këtë llogjikë llogaritëse. 60% e votës vlente shuma e pëlqimeve, reagimeve, dhe komenteve. Shembull: 6 pëlqime + 4 komente = 10 vota. Vota sipas kriterit të paracaktuar ishte e barabartë me 60% në këtë rast 0.6 vota vetëm nga reagimet dhe komentet. E njëjta gjë edhë për Share ( Shpërndarje) veçse numri total i një kandidature tek Shpërndarjet rrihej me 40% . Rezultatet  arrira si mbledhje pasi shifrat rrihen me përqindjet respektive jepnin Votën.


Rezultatet:
Vezire Koxhaj
Like 468
Komente 33
Share 48
(Reagim 501 = 60% të votës = 300.6 Vota)
Share 48 = 40% të votës = 19.2 Vota
TOTAL VOTE 319.8

Aljad Bilimani
Like 633
Komente 167
Share 103
(Reagim 800 = 60% të votës = 480 Vota)
Share103 = 40% të votës = 41.2 Vota
TOTAL VOTE 521.2

Bruno Pollogati
Like 161
Komente 0
Share 12
(Reagim 161 = 60% të votës = 96.6 Vota)
Share 12 = 40% të votës = 4.8 Vota
TOTAL VOTE 101.4


Engjëll Musaj
Like 126
Komente 7
Share 17
(Reagim 133 = 60% të votës = 79.8 Vota)
Share 17 = 40% të votës = 6.8 Vota
TOTAL VOTE 86.6

Flamure Dyrmishi
Like 385
Komente 28
Share 28
(Reagim 413 = 60% të votës = 247.8 Vota)
Share 28 = 40% të votës = 11.2 Vota
TOTAL VOTE 259.0

Genc Gjineci
Like 387
Komente 12
Share 41
(Reagim 399 = 60% të votës = 239.4 Vota)
Share 41 =40% të votës = 16.4 Vota
TOTAL VOTE 255.8

Hajri Kapllani
Like 128
Komente 16
Share 12
(Reagim 144 = 60% të votës = 86.4 Vota)
Share 12 = 40% të votës = 4.8 Vota
TOTAL VOTE 91.2

Engjellushe Llane
Like 608
Komente 14
Share 186
(Reagim 622 = 60% të votës = 373.2 Vota)
Share 186 = 40% të votës = 74.4 Vota
TOTAL VOTE 447.6

Natasha Laze
Like 216
Komente 3
Share 29
(Reagim 219 = 60% të votës = 131.4 Vota)
Share 29 = 40% të votës 11.6 Vota
TOTAL VOTE 143.0

Natasha Metani
Like 139
Komente 15
Share 20
(Reagim 154 = 60% të votës = 92.4 Vota)
Share 20 = 40% të votës 8.0 Vota
TOTAL VOTE 100.4

Pikëzimi:
Engjëllushe Llane 447.6 pikë
Hajri Kapllani 91.2 pikë

Flamure Dyrmishi 259.0 pikë

Bruno Pollogati 101.4 pikë

Aljad Bilimani 521.2 pikë
Engjëll Musaj 86.6 pikë

Genc Gjineci 255.8 pikë
Natasha Metani 100.4 pikë

Vezire Koxhaj 319.8 pikë

Natasha Laze 143.0 pikë

Për Corovoda Online duhet theksuar se të gjithë propozimet gëzojnë simpatinë tonë, por mesa duket ndjekësit në rrjete sociale kanë preferuar këtë vit të shpallin si Personalitet të Vitit 2017 për Skraparin, poetin e ri Aljad Bilimanin si përfaqësues të poezisë dhe autor i disa librave poetik. Corovoda Online falenderon të gjithë votuesit, komentuesit, ndjekësit që edhe këtë vit na shoqëruan në këndin e sondazhit vjetor.
Në Facebook, në shënimet mbi emrat që kanë garuar që nga viti i parë e deri tani, do të listoj si pjesë Krenarisë Skraparase të 10 emrat që kandiduan sivjet, ku përpos rezultateve Të gjithë janë Fitues.
Tre Vendet e Para të Sondazhit 2017 shkojnë me:
1. Aljad Bilimani
2. Engjëllushe Llane
3. Vezire Koxhaj