Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Shkurt **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Shkurt

Fatjon Kaloci
16.12.17
Ndërsa kalendarët ndërrojnë, Corovoda Online në traditën e saj të çdo fundviti liston në mënyrë të përmbledhur Postimet kryesore që kanë shoqëruar ndjeksit tanë për vitin 2017. Edhe këtë vit, tradita jonë vijon, si një sfidë mes asaj se çfarë mund të përbëj lajm, në një qytet të vogël që përmes nesh promovohet në gjithë botën. Selektivë dhe profesional fjalët kyç të blogut tonë "jozyrtar" do n'a shoqërojnë gjatë mes një udhëtimi krenarie të Skraparit të së djeshmes, sotmes dhe të ardhmes. Disa ndër zhvillimet kryesore të publikuara nga Corovoda Online për muajin Shkurt 2017:

- Ndalohet nga Policia një 58 vjeçar në Skrapar. Ngjarja ndodhi në 7 shkurt 2017 dhe nga kontrolli shtetasit i'u kap 16 kilogram lëndë narkotike e tipit cannabis sativa

- Depozitohen të plota planet e përgjithshme vendore për Bashkitë Skrapar dhe Poliçan. Corovoda Online postoi një faksmile të një autoriteti ekzekutiv të Tiranës mbi statusin Gati për Miratim të këtyre planeve.

- Një tabloid francez publikon atraksionet më të rekomandueshme turistike të Shqipërisë, mes tyre listohen Kanionet e Osumit

- Në Bashkinë Skrapar, pranë sheshit do të vendosen tabelat Info Point.

- Barazohet numerikisht Popullsia mes Bashkive Skrapar dhe asaj Poliçan. Shifrat dolën nga rregjistri elektronik i shtetasve për dy bashkitë e ndarjes së re administrative.

- Kreu i Bashkisë Poliçan në një status në rrjet social në 14 shkurt 2017 njofton se Poliçani do kete investime të mëdha nga marsi deri në fund të 2017

- Në 16 shkurt 2017 Bashkia Skrapar hap (eksperimental)  domainin bashkiaskrapar.gov.al Ky do të jetë edhe portali zyrtar i autoritetit vendor të Bashkisë Skrapar.

- Në 16 shkurt 2017 më shumë se 13 000 fishekë, armë dhe granata u dorëzuan nga Skrapari dhe Poliçani në kuadër të një fushate amnistie për vetëdorëzimin.

- Në 17 shkurt 2017 rikonstruktohen disa segmente brenda lagjeve Estref Caka me mure dekorative dhe shkallë të gurta

- Një 40 vjeçar nga Skrapari u bë lajm viral në rrjet për një ndodhi në Lushnje. Sipas Lajmit të 19 shkurtit 2017 në gjendje të dehur kishte furnizuar makinën pranë një karburanti dhe ishte larguar pa paguar.

- Në 26 shkurt 2017 në Çorovodë u mbajt një takim i hapur ku u prezantua projekti i rrugës Çorovodë - Përmet.