Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Prill **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rrugëtimi 2017 - Ngjarjet Kryesore të Corovoda Online - Muaji Prill

Fatjon Kaloci
16.12.17
Ndërsa kalendarët ndërrojnë, Corovoda Online në traditën e saj të çdo fundviti liston në mënyrë të përmbledhur Postimet kryesore që kanë shoqëruar ndjeksit tanë për vitin 2017. Edhe këtë vit, tradita jonë vijon, si një sfidë mes asaj se çfarë mund të përbëj lajm, në një qytet të vogël që përmes nesh promovohet në gjithë botën. Selektivë dhe profesional fjalët kyç të blogut tonë "jozyrtar" do n'a shoqërojnë gjatë mes një udhëtimi krenarie të Skraparit të së djeshmes, sotmes dhe të ardhmes. Disa ndër zhvillimet kryesore të publikuara nga Corovoda Online për muajin Prill 2017:

- Kënga World e kënduar nga Lindita Halimi do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizionin 2017. Kompozitori i kësaj kënge Klodian Qafoku ishte në fokus të një postimi në rrjetin Corovoda Online

- Këshilli i Bashkisë Skrapar vendos tarifat e reja si dhe linjat e trasportit qytet - fshat në Skrapar.

- Në 4 prill një video në rrjet dha plane sesi do të trasformohet një resort i qaujtur Albanian Adventure Resort pranë Pigasit, në Skrapar.

- Asokohe Kreu i Parlamentit Ilir Meta kryen një vizitë mes datave 7 dhe 8 prill 2017 në Skrapar

- Nis zyrtarisht publikimet websiti zyrtar i bashkisë Skrapar në 4 prill.

- Një vendim i çuditshëm i FSHF në 6 prill ku dënohet Stadiumi i Skraparit pa tifozë. Në fakt Skrapari ka thjesht një terren sportiv dhe jo stadium.

- Në 7 Prill u prezantua në Çorovodë një projekt që synon të furnizoj 24 orë me ujë të pijshëm Çorovodën

- Në 7 Prill inaugurohet zyrtarisht filiali i Bankës së nivelit të dytë BKT në Çorovodë.

- Ministri Ilir Beqaj dhe Mesila Doda shfaqen në disa foto duke kaluar fundjavën në Kanionet e Osumit Skrapar në Rafting

- Fillojnë punimet në qëndër të Çorovodës për pedonalen

- Rregjistrohet një vjedhje në Çorovodë në dëm të një 62 vjeçari. Sipas Policisë shtetasit gjatë natës iu vodh një motorr tip Jamaha dhe zdrukthtaria.

- Një tjetër rast i dhunës në familje. Sipas informacionit të 8 prillit një 38 vjeçar dhunonte babain 75 vjeç

- Në 22 prill një aktivitet në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së Kahreman Yllit. Vendoset pllakata pranë shkollës 9vjeçare që mban emrin e tij.

- Në Novaj, gjyshi denoncon nipin (pa e ditur se ishte ai ) për dhunim banese.