Turizmi i Aventurës - Blerina Ago vlerësohet si Modeli i Turizmit të Qëndrueshëm **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Turizmi i Aventurës - Blerina Ago vlerësohet si Modeli i Turizmit të Qëndrueshëm

Fatjon Kaloci
10.12.17
E quajtur ndryshe si "Vajza e Kanioneve", Blerina Ago u vlerësua më herët, në një event të fundjavës që lam pas, dedikuar "Shqipërisë së Turizmit të Aventurës". Eventi u mbajt në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, dhe solli disa risi në kooperimin mes Federatave të Sporteve të Aventurës dhe institucioneve të ekzekutivit në Shqipëri që u finalizuan me arritjen e disa akt marrëveshjeve që kornizojnë guidat, stafet dhe personat që i dedikohen njëherësh sportit dhe përmes tij promovimit të turizmit vendas. Ndonse juriste në profesion, Blerina Ago është një emër bashkëshoqërues sa herë flitet për Kanionet e Skraparit ai Osum dhe ai i Gradecit, Sportet e ecjes në Tomorr, canyoning etj. Në rrjetet sociale gjithnjë aktive me foto nga natyra dhe sportet e aventurës, ku më i përzëmërti është ai i rafting ku një pjesë e madhe e tij ushtrohet në Kanionet e Lumit Osum në Skrapar. Blerina Ago është njeherësh zëvendës presidente e Albania rafting Group. Në eventin e datës 8 dhjetor 2017, ajo u vlerësua me çmimin "Modeli i Turizmit të Qëndrueshëm 2017".  Ndonse nga Berati, "Vajza e Kanioneve" është padyshim një krenari më shumë edhe për Skraparin e atraksioneve të pafundme turistike.