VIDEO - Qindra qirinj lutje ndizen në Rejkjavik, Islandë - Tribut për Klevis Sula / FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

VIDEO - Qindra qirinj lutje ndizen në Rejkjavik, Islandë - Tribut për Klevis Sula / FOTO

Fatjon Kaloci
17.12.17
Homazhe në Rejkjavik Islandë / 17.12.2017 Tribut për Klevis Sula
Rreth orës lokale në Rejkjavik 17:00 ( në Shqipëri 18:00 ) me qindra qirinj e në lutje shumë islandezë u mblodhën mbrëmbjen e kësaj të diele 17 dhjetor 2017. Të ftuar më herët përmes një rrjeti social, për një Homazh në nderim të djaloshit 20 vjeçar Klevis Sula i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga një 25 vjeçar nga Islanda mëngjesin e 3 dhjetorit 2017. Corovoda Online sjell pa koment një video të shkurtër, ku edhe shoqëria islandeze nderon kujtimin e Klevis Sula. I riu u përcoll në banesën e fundit rreth orës 10:00 të kësaj të diele, në një ceremoni mortore ku morën pjesë qindra e qindra vetë dhe që i dhanë Lamtumirën djaloshit nga Skrapari. Ndjekim pa koment disa plane video nga Tributi i Shoqërisë Civile në Rejkjavik, Islandë për Klevis Sula.
VIDEO



FOTO
Foto nga Homazhet e Kryera mbremjen e së dielës 17 dhjetor 2017 në Islandë