WiwiBloggs e shpall Nr.1 për Eurovision - Vajza nga Poliçani, Orgesa Zaimi sot çel Fest 56 në RTSH **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

WiwiBloggs e shpall Nr.1 për Eurovision - Vajza nga Poliçani, Orgesa Zaimi sot çel Fest 56 në RTSH

Fatjon Kaloci
22.12.17
E premte, si dikur në "Ethet e së Premtes 3" dhe sërisht me Adi Krastën... Orgesa Zaimi do hap sot Natën e Dytë të Festivalit në RTSH rreth orës 20:45 ndërsa dje, 21 dhjetor 2017 sipari u ngrit me natën e parë të Fest 56. Me këngën "Ngrije Zërin" blogu interaktiv ndërkombëtar i kushtuar enkas fansave të Eurovisionit wiwibloggs.com që teston prirjet më të pëlqyera nga të huaj mbi atë që tingëllon më e pranueshme për Eurovision e renditi në një votim si Fituesen Nr.1 të Festivalit në Rtsh që duhet sipas ndjeksve të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision. E renditur sipas ndjeksve të këtij portali si e para e padiskutueshme, në përshkrim thuhet:
Kënga Pop-Modern e Orgesa Zaimit "Ngrije Zërin" është padiskutim më e prferuara e ndjeksve të wiwibloggs. Të gjithë i ka rrëmbyer infusioni në pop i bassit dhe daulles. Lexuesi i Wiwi Macus (Day One) shquan se kjo këngë mund të jetë një hit: " Është e vetmja këngë që mund të shoqëroj nëpër radioëngë aktuale dhe siç e kemi parë këto ecin shumë në Eurovision. Ka disa elementë nga grupet The Chainsmokers, Rudimental dhe nuk ka më mirë. Me disa lëvisje dhe shfaqje skenike më të mirë kjo këngë mund të jetë në Top 10". Por ajo se çfarë "i frikson" ndjeksit në wiwibloggs si dhe në komentet e ndryshme është fakti se këtë vit Publiku nuk pyetet fare për të dhënë mendim, kjo pasi Juria do vendos 100% të votës. Shpesh votimi në bazë jurie në Festivale në Shqipëri është arkaik dhe nuk përfaqëson trendet aktuale, duke u veshur më së tepërmi tek ana profesionale e të dëgjuarit muzikë vetëm nga "Ekspertët" dhe jo nga miliona ndjekës. Gjithësesi Orgesa Zaimi do të konkuroj e para këtë të premte 22 dhjetor 2017 dhe padyshim sikundër e kemi përcaktuar më parë në Corovoda Online në postimet e mëhershme shihet prej nesh si më e mundshmja për Eurovision.  Wiwibloggs sheh si të vlerësuar edhe Eugen Bushpepa, Ines neziri
Orgesa Zaimi lindi ne 25 Korrik 1985 ne qytetin e Policanit, ne rrethin e Skraparit. Qe e vogel eshte marr me aktivitete te ndryshme te zhvilluara ne shkalle qyteti dhe rrethi. Ka qene babai i saj, muzikant, i cili ja ka nxitur dhe zbuluar talentin dhe deshiren e saj te pamase per muziken dhe artin. Arsimin 8 vjecar dhe te mesem e kryen po ne Polican me rezultate shume te mira dhe me pas zhvendoset ne Tirane ku kryen studimet prane Universitetit te Tiranes, Fakulteti Filologjik, dega Gjuhe dhe Letersi. Gjate kohes se studimeve universitare ka marr pjese ne spektaklin "Ethet 3" ku ndodhet ne grupin "Engjej dhe Djaj" fitues te ketij edicioni. Angazhohet here pas here duke kenduar ne Night Clubs. Me pas merr pjese ne edicionin e pare te spektaklit Reality Show "Star Akademi" ku renditet ne 4 finalistet ne gjinine e kenges. Punon vazhdimisht me banda dhe grupe te ndryshme neper ambjente ku luhet muzike live, duke e cilesuar si nje deshire per te qene sa me prane njerezve, adhuruesve te muzikes dhe pervetsimit te teknikave te vokalit dhe interpretimit.
Rrymat e parapelqyera te Orgesa Zaimi-t jane Blues, Rock, Jazz, Soul, Folk-Rock, Country, Pop etj.
Kengetaret e preferuar dhe modelet e saj jane: Janis Joplin, Aretha Franklin, James Brown,Ray Charles,Whitney Houston, Freddie Mercury, Elvis Priesley, Michael jackson.
Orgesa Zaimi ka marr pjese ne Kenga Magjike 2006 ku me nje bashkpunim fiton cmimin "Tendence", pjesmarrese ne Top Fest 5, gjysemfinaliste ne Kenga Magjike 2008 (10 vjetor i KM), edicionin e dyte te "Kenget e Shekullit" ku njihet dhe kendon kenge te vjetra shqiptare te para viteve '90.
Video e pare e Orgesa Zaimit rezulton shume e preferuar kenga dhe video "Stacion" produksion i Gjergj Jorgaqit. Fituese ne "Netet e Klipit Shqiptar" si video me e mire alternative.
Pjesmarrese ne Kenga Magjike 2009 me kengen "Pasqyrat" kenge qe me pas del ne nje video, e cila vleresohet me cmimin Video me e mire rock, ne netet e klipit shqiptar.
Bashkepunimi me i fundit me Kamelen, sjell kengen "Leviz me mua" pjesmarrese ne Top Fest 7.