FOTO - Eventi Nonino 2018 - Ismail Kadare vlerësohet me çmimin ndërkombëtar

Kategoria e gjetur

Iklan Semua Halaman

FOTO - Eventi Nonino 2018 - Ismail Kadare vlerësohet me çmimin ndërkombëtar

Fatjon Kaloci
29.1.18
Edicioni i 43-të i çmimeve Nonino 2018 i mbajtur në mbrëmjen e vonë të së shtunës 27 janar 2018 i dha Çmimin Nonino Internacional 2018 shkrimtarit Ismail Kadare. Një tjetër fitues ishte italiani Giorgio Agamben të cilit i'u dha çmimi Nonino Risit d’Aur 2018. Corovoda Online publikoi në rrjetin Facebook gjatë ditës së djeshme 28.01.2018 imazhe të ardhura nga eventi, nga i vetmi Skraparas që ishte i pranishëm në mbrëmjen Gala të dhënies së çmimeve Nonino 2018. Astrit Çela njëherësh kreu i shoqatës së miqësisë "Albania e Futuro" ndau me ndjeksit tanë disa imazhe të momenteve kur shkrimtari i njohur i letërsisë shqiptare Ismail Kadare u vlerësua me çmimin "Nonino Internacional 2018".  Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë sonë dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Zbresim në imazhe nga eventi i mbajtur në mbrëmjen e së shtunës 27 janar 2018 në rajonin  Udines në mjediset e Distilerisë Nonino, Itali





© Corovoda Online / Fatjon Kaloci