Mbërrin 2018 - Kryetari i Bashkisë Skrapar Uron bashkëqytetarët **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mbërrin 2018 - Kryetari i Bashkisë Skrapar Uron bashkëqytetarët

Fatjon Kaloci
2.1.18
Kryetari i Bashkisë Skrapar Nesim Spahiu ka uruar përmes rrjetit social  Facebook banorët e Skraparit. Urimi për një vit të Ri të Gëzuarr, u bë në vigjilje të 2018. Në Mesazh ndër të tjera thuhet:
Mirëmbrëma të gjithëve!
Ju përshëndes dhe ju uroj në këtë mbrëmje të fundvitit ,Gezuar Vitin e Ri 2018 .Më lejoni t`ju përcjell urimet e mija më të mira ,më të përzemërta ,për ju dhe familjet tuaja kudo që ndodheni.Le të jetë kjo ditë e ndërrimit të viteve një ditë gezimi për të gjithë.
Skrapari ështe një vend me mundësi të mëdha për të gjithë,le te punojmë të gjithë së bashku ,larg frymës së konflikualitetit,le të besojmë më shumë tek njëri tjetri, ta bejmë Skraparin një vend më të mirë jetese për veten dhe fëmijët tanë,një vend ku njerëzit të mos mendojnë largimin ,por përkundrazi dhe ata të larguarit të rikthehen.