Mbërrin 2018 - Një Urim Ndryshe nga Corovoda Online **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mbërrin 2018 - Një Urim Ndryshe nga Corovoda Online

Fatjon Kaloci
2.1.18
Një urim ndryshe...
Ne duam t'u themi Gëzuar! Mijëra Emigrantëve të gjithë Skraparit kudo që janë. Shpesh, pak mendojmë për t'a... Edhe ditëve kur rikthehen në vendlindje, shpesh i gjykojmë ata duke i thënë se Andej e keni më mirë, Lum si ju dhe shumë shprehje të tilla... Padyshim, diçka është më mirë ngado... por malli, vendlindja, miqtë e shokët i kuriozon gjithnjë orë e çast... larg. Gëzuar të gjithëve!
Ne duam t'ju themi Gëzuar! Mijëra të moshuarve, që sot përmallin mes gëzimit dhe përbrenda ruajnë dëshirën që t'ju kenë çdo çast pranë... Më shumë se kurrë... rrudhave a thinjave u mungon një fjalë... e nga fjala lindin lotë ... Ata mbase mes rrudhave a thinjave... nuk do mund t'jua thonë sesa ju duan... Sot bëje ti hapin e parë... Përqafoji dhe uroji Gëzuar!
Ne duam t'ju themi Gëzuar! Qindra të rinjve që shpesh gumëzhojnë rrugët e këtij qyteti, mes ëndërrash dhe dëshirash... dhe t'u themi që Skrapari mes halleve të tij, ka nevojë shumë për ju... Andaj mes përpjekjeve për sa më shumë dije, suksese në shkolla dhe sfidave personale... kur disa gjëra mungojnë, mos e shterni dëshirën për të mos bërë asgjë, por përpiquni si dikur... të krijoni aktivitete, të shijoni qëndrimin tuaj këtu duke mos u bërë njësh me realitetin por duke dhënë realitetet tuaja do u jepni një kujtim më shumë... vetes e këtij qyteti....
Ne duam t'ju themi Gëzuar! Mijëra nënave dhe grave... që japin çdo ditë më shumë sesa marrin... Që shpesh duan por s'mund të shtrojnë sofër a të shfaqen përpara burrave.. por sërisht mbrojnë dhe japin dashuri... Që shpesh stepen pasditeve të boshatisura xhirove qytetit... s'e mos "bota" i do shtëpiake dhe bëjnë gabim... Gëzuar duararta dhe halleplotë!
Ne duam t'ju themi Gëzuar! Atyre që mbase sot, kujtojnë një kujtim, që edhe përse se kanë pranë, ndihen bosh qiellit të lutjeve pafund... Ne jemi pranë jush nuk duam të ndiheni vetëm... Dikush nga lart do të donte të shihte buzëqeshje dhe shpresë se ti mundesh të sfidosh mërzinë dhe të festosh sot, krenar për një kujtim të shtrenjtë që të jep forcë e bekon përditë... Gëzuar!
Ne duam t'ju themi ... thjeshtësisht... Gëzuar!

Fatjon Kaloci
Corovodaonline