Lapani, është një fshat i vogël në mes më shumë se 100 fshatrave që Skrapari ka. E në ritualet e jetës, kur dikush lind, rrugët e sakrificat që bën ndaj viteve të jetës, kur nuk mund t'a dimë se kur do të behët i vdekshëm apo i "pavdekshëm" në rastin e tij. Corovoda Online ndalet mes kohëve në promemorie të emrave të lavdishëm të Skraparit ndër vite ku këtë herë do ndalemi tek figura e Tefik Lapani.
Ai u lind në Lapan, Skrapar në 25 korrik 1921 në një familje atdhetare dhe përpjekjeplotë për liri dhe çlirim. I ati i tij, Riza Lapani, ishte pjesëmarrës në luftën e Vlorës, Kryengritjen e Fierit, Çlirimin e Çorovodës etj. Tefik Lapani edukimin fillestar e mori në shkollën fillore në Çepan e më pas u largua nga vendlindja për drejt Tiranës së mundësive ku filloi punë në një shoqëri italiane. Në moshën 18 vjeçare, do të vazhdonte studimet në një shkollë ushtarake fincierësh, në Itali. Italia nuk ishte e panjohur për familjen Lapani. Më herët, babai i tij, Riza Lapani gjatë kohës së luftimeve austriake në segmentin Lapan - Koprënckë, njihet me oficerin italian Palandri, pas një ngjarje ku trupat austriake duke menduar se dy vëllezërit e Rizait, Karafili dhe Hasani ishin zbulues italianë qëlluan ndaj tyre, duke vrarë Karafil Lapanin dhe plagosur Hasanin. Kjo njohje e Rizait me Oficerin italian Palandri që pasi Shqipëria u pushtua nga Italia u bë kolonel, solli propozimin e tij që djali i tij Tefiku të studionin në Itali. Në 1940, duke kuptuar se Fashizmi Italian pati një politikë koloniale ndaj vëndeve fqinj, Tefik Lapani kthehet në vendin e tij të lindjes, në Lapan, Skrapar dhe pas pak kohe vendoset në Leskovik, për të punuar si roje financash. Pas 6 muajsh do të kërkohej ndihma e tij në qarkorin e Beratit falë aftësive që kish dhe famës së të qënit një qitës i mirë së bashku me Vasil Lacka dhe Thimi Bello do të ishin pjesë e Grupit Atentator të Beratit.
Dimër, 13 dhjetor 1942
“Ora 10 dt. 13 md, në Berat, në sheshin e grunit, (para kafenesë), rojtari i Financës, Tefik Bregasi, i Rizait, le në Lapan të Çepanit-Skrapar, 25.7.1920, i brigadës lokale të financës, mbasi ka përdorur pije alkoolike, ka shprehur me zë të naltë në një ushtrimtare publike, ndjenjat e tij komuniste. Me qëllim që brigadieri i sigurimit publik Nikë Kria të mos e denonconte pranë kuesturës lokale, ka dalë së bashku me të dhe në një largësi të pakët e ka gjujt me një të shtime arme lufte, tue vra vdekur. Financjeri është arratisur dhe kërkohet në aktivitet”. Gjeneral i Brigadës, Komandant Silvio Robino".
Kështu thuhet në një citim të kohës nga Tirana Zyrtare. Tefiku u strehua në Malin Tomorr. Në 3 mars 1943, ndërsa beteja po kryhej në kahun e sipërm të Roskovecit, gjatë shkëmbimit të zjarrit plumbi armik e qëlloi Tefikun në këmbë, e duke i shkaktuar hemoragji...u shua një yll. I pari dëshmor i Qarkut Berat. Tefik Riza Lapani. Thuajse në çdo event historik, emri i Tefik Lapani përmendet në çdo kujtesë. Nëpër foto arkiv, japim disa foto të vitit 1968 ndërsa Enver Hoxha vizitonte Skraparin takohej me Nënat e Dëshmorëve, dhe në foto shfaqet mes takimeveve edhe Kule Lapani nëna e dëshmorit të parë të Qarkut Berat. Tefik Lapani.
© Corovoda Online / R.B /