Në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur ‘Qafa e Qershisë’ në Skrapar janë sekuestruar 697 kg kanabis.
Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi H.M, i dyshuar si posedues i saj.
Sipas hetimeve nga specialistët e narkotikës, pas kontrollit në fshatin Ujanik u gjet e fshehur lënda narkotike, e futur në thasë.