25 shkurt 1927 - Ndërron jetë Kleriku Bektashi dhe Patrioti Meleq Staravecka (Shëmbërdhenji) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

25 shkurt 1927 - Ndërron jetë Kleriku Bektashi dhe Patrioti Meleq Staravecka (Shëmbërdhenji)

Fatjon Kaloci
25.2.18
Baba Meleq Shëmbërdhenji, i njohur ndryshe edhe si Meleq Staravecka lindi në Skrapar, një krahinë në Jug të Shqipërisë mes së cilit mori edukimin e parë. Edukimi i tij më pas vazhdoi në teqenë Bektashi në Kajro ku mori edhe titullin Dervish. Pas studimeve ai u rikthye në Shqipëri ku ju bashkua lëvizjes patriotike me një rol kryesor që mes ilegalitetit të shpërndante kryesisht dijen dhe libra. Më pas merr titullin Baba, në shërbimet që bënte në teqenë me të njëjtin emër ajo e Shëmberdhenjit deri në 1914 ku fatkeqësisht teqeja do të shkatërrohej. Por përpara se të shkonte në Teqenë e Shëmbërdhenjit, Meleq Staravecka u diktua në përpjekjet që bënte në Turqi për këndimin shqip e më pas u arrestua për afro 6 muaj. Me daljen nga burgu dhe rikthimin në Staraveckë të Skraparit takohet me Baba Fetahun e Backës dhe siç thuhet ishte ky i fundit që e drejtoi për shërbesë në Teqenë e Shëmbërdhenjit. Ai ishte njëherësh autor i shumë krijimeve me karakter nacionalist por edhe fetar, që u mblodhën në një vëllim unikal të rreth viteve 1920's. Ai konsiderohet si Poeti më i mirë bektashi i atyre në Shqipëri. Ai ishte gjithashtu shok dhe admirues i Naim Frashërit, të cilin e quante " Zemra e Shqipërisë, Gurra e Urtësisë, Pishtar i Vegjëlisë, Shenjtor i Njerëzisë".  Ai ndërroi jetë 25 shkurt 1927 në moshën 85 vjeçare. Në Çorovodë, Qëndra Kulturore e Rrethit mban emrin e tij "Meleq Staravecka"
© Corovoda Online / Fatjon Kaloçi